LAJMI I FUNDIT

Bilanci i COVID-19 në vend, 36 qytetarë të infektuar dhe 1 humbje jete në 24 orët e fundit

17:06 - 22.03.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

36 qytetarë të infektuar me COVID-19 dhe 1 humbje jete është regjistruar në 24 orët e fundit ne vendin tone. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 23 pacientë, nga të cilët 3 janë në gjendje më të rënduar.




Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me SARS-COV2: një qytetar nga Berati 82 vjeçe.

NJOFTIMI I MSH

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 800 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 36 qytetarë, në këto bashki:

16 në Tiranë, 4 në Vlorë, nga 2 qytetarë në Shkodër, Lushnje, Sarandë, Gjirokastër, nga 1 qytetar në Kukës, Tropojë, Durrës, Krujë, Vorë, Dibër, Elbasan, Himarë.

Janë 587 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 23 pacientë, nga të cilët 3 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me SARS-COV2: një qytetar nga Berati 82 vjeçe.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Janë shëruar 51 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,070 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (22 Mars 2022)

Raste të reja ditore 36

Të shëruar në 24 orë 51

Të shtruar në spitale 23

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 800

Testime totale 1,769,354

Raste pozitive 273,146

Raste të shëruara 269,070

Raste Aktive 587

Humbje jete 3,489

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 263

Fier 85

Vlorë 84

Elbasan 27

Gjirokastër 27

Kukës 21

Shkodër 17

Berat 16

Durrës 16

Korçë 15

Lezhë 9

Dibër 7


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.