EKONOMI

“Do kufizohen disa investime për shkak të krizës!”, Kreu i OSHEE: Kemi konstatuar raste të shtëpive të barit dhe kriptomonedhave

18:04 - 23.03.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i OSHEE Ardian Çela deklaroi se janë kapur disa raste të abuzimit me përdorimin e energjisë elektrike duke përmendur shtëpitë e barit dhe kriptomonedhat. Ai foli për mundësinën e ndërprerjes së disa investimeve për shkak të krizës.




“OSHEE vazhdon tu qëndrojë targeteve që ka vendosur. Niveli i humbjeve teknike llogaritet në 15%. Kjo ka një raport me nivelin e humbjeve teknike. Për 1% humbje teknike ne duhet të investojmë 50 mln euro.

Ne jemi në nivelin 92% për kategoritë familjare. Problem përbëjnë muajt e parë të vitit. Tani jemi duke rikuperuar. Ka një problematikë që vihet re për herë të parë është me biznesin që i ndryshoi tarifa. Kemi proceduar disa herë me shkelësit e ligjit.

Kemi konstatuar edhe raste të përdorimit të energjisë elektrike për bimë narkotike dhe kriptomonedhat. Në lëvizjen e fundit që u bë, çlirohet OSHEE nga sikleti i investimeve. Kemi disa projekte që do të vazhdojmë. Do jemi më të mbledhur sa u përket investimeve. Por nuk do lëmë pas dore investimet e rëndësishme”, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.