EKONOMI

Veza kap shifrën e “çmendur”! Pensionistët dhe familjarët ngrenë shqetësime: Luks, s’i afrohemi dot

19:18 - 23.03.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në supermarketet e Tiranës veza masive kushton sot 21 lekë, ndërsa ajo e paketuar e cilësisë së parë kushton 30 deri 44 lekë.




Pensionistët dhe familjet e varfra thonë se për ta veza është kthyer në një ushqim luksi.

Rritja e çmimit të vezës në tregun e hapur përkon me ngordhjen masive të mbi 800 mijë pulave në qarkun e Durrësit si pasojë e infektimit nga gripi i shpendëve.

Hasan Stafa, kreu i grupeve të kontrollit thotë se çmimi i vezës është shtrenjtuar 7 herë në 13 ditë si pasojë e falimentimit të dy stabilimenteve në Durrës që zënë 26% të prodhimit të vezëve në rang vendi.

Eksperti apelon që të mos frekuentohen tregjet informale si dhe çdo produkt i pulës të gatuhet me temperaturë mbi 75 gradë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.