BOTA

Dështim total!/ Pushtimi i Ukrainës, ushtarët rusë fillojnë vrasin komanduesit. Shtypet me tank koloneli nga të vetët (VIDEO)

23:14 - 25.03.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një kolonel rus është shtypur dhe vrarë nga ushtarët e tij për shkak të numrit të madh të vdekjeve që pësoi brigada e tyre në Ukrainë, thonë zyrtarët perëndimorë.




Viktima u identifikua si koloneli Medvechek i Brigadës së 37-të, dhe incidenti u përshkrua si një ngjarje që ilustron “sfidat morale me të cilat po përballen forcat ruse”.

Zyrtarët e NATO-s vlerësojnë se deri në 15,000 trupa ruse mund të jenë vrarë që kur Vladimir Putin filloi pushtimin e tij në Ukrainë një muaj më parë. Raportohet gjithashtu që NATO vlerëson se në total 40,000 trupa ruse janë vrarë, plagosur, kapur ose janë zhdukur.

Zyrtarët perëndimorë thanë se besonin se kolonel Medvechek ishte “vrarë nga trupat e tij qëllimisht”…si “pasojë e shkallës së humbjeve që ishin marrë nga brigada e tij”.

“Kur mendojmë për operacionet, është e rëndësishme të mos numërojmë vetëm sistemet e armëve dhe tanket, por mendojmë për elementët moralë dhe konceptualë të fuqisë luftarake”, thanë zyrtarët ne fjalë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.