BOTA

FOTOLAJM/ “Sa e mirë qenka!”- Situata në Ukrainë, presidenti amerikan “ia shtron” me picë ushtarët polakë

20:20 - 25.03.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i SHBA-ve Joe Biden ka ndryshuar ditën e sotme planet për shkak të mos mbërritjes së presidentit polak Andrzej Duda, avioni i të cilit u detyrua të kthehej në Varshavë për një ulje emergjente.




Tashmë ka mbërritur në kazermën Rzeszóë, ku strehohen trupat e divizionit të 82-të ajrore të SHBA-së të angazhuar në forcimin e krahut lindor të NATO-s.

Joe Biden, u ndal për të ngrënë një copë picë me ushtarët e divizionit të 82-të të ajrit me bazë në Poloni.

Në takimin privat me ushtarakët, Biden u ul në tavolinë me ta dhe konsumoi  një copë picë pa iu shpëtuar disa fotove. Pamjet e episodit, të përjetësuara nga vetë ushtarët, bënë menjëherë xhiron e internetit.

Teksa njoftohet ndër të tjera se Biden do të marrë pjesë më vonë në konferencën e planifikuar për krizën humanitare të Ukrainës me Dudën.

“Ajo që është në rrezik nuk është vetëm mbrojtja e Ukrainës, por demokracia në botë”, tha Joe Biden duke folur para trupave amerikane në Poloni, duke kujtuar dhe se “ne jemi në mes të një beteje midis demokracive dhe autokracive”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.