DOSSIER

Historia e poetit që dashuroi krijimtarinë sa dhe profesionin e gjeologut Çano Nora

10:00 - 25.03.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Historia e poetit që dashuroi krijimtarinë sa dhe profesionin e gjeologut
Çano Nora, inxhinieri që po “çmend” gjirokastritët me fabulat e tij
Si u bë i njohur studenti i gjeologjisë që u “u bekua” nga idhulli i tij Dritëro Agolli




Nga YLLKA PONDE

Në Gjirokastër, por dhe më tej e njohin si poet e fabulist dhe pakkush e di që Çano Nora më së pari është inxhinier gjeologjie. Madje aktualish drejton shërbimin e gjeologji minierave në qytetin jugor. Sa i thjeshtë, aq hokatar, sa i shtruar në bisedë, aq dhe shpërthyes kur i bie muza e krijuesit, ish studenti i shkëlqyer i fakultetit të gjeologji minisrave që e nisi karierën profesionale nga lartësitë e maleve të Pikës, aktualisht jeton e punon në qytetetin e ngurtë, prej nga prodhon përditë e më tepër fabula të shumta që boton në shtypin e Tiranës. Ka sakaq një mori librash me këtë gjini, duke qënë nga të rrallët shkrimtarë e poet që kanë mbetur në këtë fushë joshëse për lexuesin. Po kush është fabulisti i njohur Çano Nora dhe cila është historia e inxhinierit të gjeologjisë që ka dashuruar krijimtarinë aq sa dhe profesionin. Në një rrëfim për gazetën ai rrëfehet për herë të parë për jetën e tij. . .
Zoti Çano! Së pari, ju autori i mjaft librave me fabula dhe jo vetëm, asnjëhë herë nuk keni folë për historinë tuaj. . .
Unë kam lindur në Fushëbardhë të rrethit të Gjirokastrës. Jam rritur në një familje të thjeshtë, por që ka ndikuar shumë në formimin tim. Isha në shkollën 8-vjeçare kur gjeologjia e Tiranës bënte kërkime për fosforite në Fushëbardhë. Më tërhiqte romantika e punës së gjeologëve në ato anë. Minerali i fosforit flinte nën këmbët tona. Më thoshte shpesh tim atë, përse s’bëhesh edhe ti si këta? Të punosh për fshatin tënd, për vëndin tënd?Unë fukara jam, një xhaketë kam grisur në jetë, por për ty do të bëj ç’mos që të vazhdosh shkollën e të dalësh inxhinier. Këshillat e babait i kujtoja çdo herë, gjersa edhe unë u binda për të vazhduar studimet për të zbuluar fosforin që rrinte i pazbuluar me shekuj. Kisha dëgjuar që gjeologët Çekë kishin punuar për zbulimin e fosforiteve në Gusmar të Tepelenës, dhe ata gjermanë në minierën e qymyrgurit në Memaliaj. Por më vinte ndërmënd mendimi:Përse të mos e merrnim ne përsipër zbulimin e mineraleve tona, por prisnim nga të huajt?
Dhe vijova studimet në shkollën e mesme Gjeologji- Miniera në Prrenjas dhe në fakultetin e Gjeologjisë në Tiranë. U titullova inxhinier gjeolog, por nuk më sollën të kontribuojë në vendlindje, në Fushëbardhë, por më emëruan në Pukë. Edhe Puka Shqipëri ishte, edhe atje kishte nevojë për mua.
Me çfarë rezultatesh i përfunduat studimet në Universitetin e Tiranës?
Në shkollë nuk kam qenë problematik asnjëherë. Kam ardhur i mbarë që nga klasa e parë. , por dhe prindërit më rrinin”çekan” në kokë, se donin që të mos t’i turpëroja asnjëherë. Në shkollën e mesme , s’kam bërë ndonjë llogari, por di që isha nxënës i nëntës dhe dhjetës. Në të lartën më pas zbrita te nënta, por prapë isha siç thonë sot, ekselent.
Ku filluat punë së pari si inxhinier gjeologjie?
Në ndërmarrjen gjeologjike të Pukës, në një ekspeditë, Kodër e Keqe quhej. Vetëm emrin kishte të tillë, se në thellësitë e saj ne zbuluam një vendburim bakri , i cili mori emrin”Rruga e Rinisë”. Nuk ishte vetëm fruti i punës tonë si gjeologët, por i të gjithë kolektivit .
Më vonë punova në divizionin ushtarak në Elbasan dhe në kombinatin metalurgjik dhe në minierën e qymyrit Memaliaj. Në vitin 2005 më emëruan drejtor të Degës GJeologjike Rajonale në Gjirokastër. Ishte vlerësim për mua. U përkushtova shumë në detyrë, që mos t’i zhgënjeja ata që më besuan atë detyrë. Dhe kam qenë në shërbim të qytetarëve, për të mbrojtur jetën e tyre dhe ndërtimet në qytetin e ngurtë. Se qarku i Gjirokastrës është me risk të lartë për ndërtimet. Le të kujtojmë këtu rrëshqitjet e tokës në tri lagje vitin e kalur, që u vunë në rrezik banorët dhe ndërtimet. Ne nuk jemi sjellë mirë me natyrën, prandaj dhe natyra nuk sillet mirë me ne. I premë pemët dhe i hapëm udhë erozionit.
Çfarë lidhje kishte kërkimi i mineraleve me fushën krijuese të inxhinierit të gjeologjisë??
Zanafilla e kësaj e ka origjinën te Nëna. Nëna përdorte shumë metafora. Është kohë e mërzitur më thoshte shpesh herë. Babai , sa herë që vinin makinat nga qyteti, thoshte:- Erdhën bezinatat. E kishte fjalën për makinat që punonin me benzinë. Unë kënaqesh me shprehjet e tyre të bukura. Tim Atë ishte një rrëfyes i historive dhe ngjarjeve në vite e shekuj. Në një farë mënyre, prindërit e mi ndikuan shumë tek unë, duke u bërë për mua, mësuesit e parë të letërsisë. Dhe xhaxhai , Laze Nora, autor i pesë librave për Fushë ardhë, më nxiti për të shkruar. I rritur në një mjedis të tillë, fillova të shkruaj dhe të botoj që herët, në klasën e pestë të shkollës 8-vjeçare. Ishte një shkrim i thjeshtë, por ai ishte një pikënisje për mua Ndaj e kujtoj dhe sot me nostalgji.
Kur vija me pushimet verore, në Fushëbardhë, shkruaja reportazhe e përshkrime në gazetën “Pararoja” të Gjirokastrës, Isha vetëm 18 vjeç. Bëra artikullin Njëzet e katër orë pranë sondës”Në radio Gjirokastrën, u lexua shkrimi im dhe të gjithë puntorët e ekipit gjeologjik në Fushëbardhë e dëgjonin me ëndje në një radio Iliria. Të gjithë ndjeheshin të lumtur, se atje secili gjente veten e tij. Në fund më uruan e më përqafuar me radhë. Ishin miqtë e mi, miqtë që i bëra të tillë nëpërmjet gazetës. Dhe miq të tillë kam bërë shumë në gjithë Shqipërinë.
Një herë më dërgoi gazeta “Bashkimi” në Sarandë e Gjirokastër me shërbim. Bëra një shkrim për fatosat e Fushëvërrisë së Delvinës. Ata ishin fëmijë 7, 8 e 10 vjeçarë dhe këndonin një këngë për Enverin. Zërat e tyre më ngjanin me cicërimat e zogjve. Nganjëherë u mbarohen fryma dhe atje ku e linte njeri e vazhdonte tjetri këngën. Ai shkrim më doli i bukur dhe u vlerësua si shkrimi më i bukur i javës.
U ka qëlluar të ndëshkoheni për ndonjë krijim që nuk pështatej me kohën gjatë regjimit të kaluar?
Po. Bëra një shkrim për grupin e Bënçës të cilin e botova te “Zeri i Rinisë”. Më thërriti kryeredaktori i asaj gazete, Tonin Shtjefni i cili ishte dhe kandidat i komitetit qëndror të partisë. Ke bërë një shkrim për këngëtarët e Bënçës më tha. Sekretari i parë të kërkon ballafaqim në Tepelenë, se ke shkruar pa pyetur partinë.

IMG_9102 IMG_9103 IMG_9101 IMG_9098 IMG_9100
<
>

-Përse duhej që të pyesja partinë ?- i’a ktheva kryeredaktorit. . Grupi i Bënçës është i mirë dhe në shkallë vëndi. Del dhe jashtë shtetit, pra është me garanci politike.
Kryeredaktori, nuk vazhdoi më, por u ndamë ftohtë.
– Mos na krijoni probleme me partinë, – më tha.
Në gazetën “Shkumbini” të rrethit të Elbasanit botova një shkrim kritik për një kryetar kooperative në Mlizë. Më thirri kryeredaktori i cili ishte njëkohësisht dhe zvëndëspresident i bashkimit të gazetarëve të Shqipërisë. Pse ke shkruar për të më tha. Ku i more të dhënat?
-Në komitet , – iu përgjigja, në seksionin e bujqësisë.
-E di ti që atë e kemi anëtar të plenumit të partisë?Ndëshkohesh për këtë, nuk do të të botojmë artikuj për gjashtë muaj.
Kur kishit prirje për gazetarinë, pse nuk i vazhduat studimet për agzetarinë, por për inxhinier gjeologjie?
Pas përfundimit të studimeve në shkollën e mesme , bëra kërkesë për degët që preferoja për të vazhduar më lartë. Kërkova për gjeologji dhe për gazetari, por më dhanë degën e gjeologjisë, në fakultetin Gjeologji-Miniera. Kur studentët ngjisnin shkallët e fakultetit ditën e parë të shkollës, unë u drejtova për në lidhjen e shkrimtarëve. Atje takova të ndjerin Dritëro Agollin dhe Vath Koreshin.
– Më doli e drejta e studimit për gjeologji, – iu drejtova Dritëroit, por unë preferoj edhe gazetarinë.
– Do bëhesh gjeolog, më tha Ai. Duke qenë gjeolog, bëhesh poet e gazetar, ndërsa të jesh poet e gazetar, nuk bëhesh dot gjeolog.
Çfarë lidhje keni aktualisht me gazetarinë?
Shkruaj e botoj vazhdimisht në gazeta. Kam pasion sidomos rubrikën Dossier dhe atë të kulturës. Më pëlqen të takoj njerëz, që më japin të dhëna me interes për shkrime. Unë , ata i quaj njerëz-bibliotekë. Në fshatin Arshilengo në Gjirokastër, takova njeriun që kishte marrë pjesë në kryengritjen e vitit 1948, në Zhapokikë të Tepelenës. Haredin Sela e quanin. Kryengritja dështoi dhe Haredinin me organizatorët e tjerë i kapën dhe i burgosën. Ndërsa Ai vuante dënimin në qelitë e burgut në kalanë e Gjirokastrës, e shoqja, Emineja hiqte me dorë pesë plumba nga trupi i saj, si të ishin gjëmba. Policia e rrethoi shtëpinë e tyre në Zhapokikë dhe se lejonte që të mbante lidhje me të afërmit dhe bashkëfshatarët e tjerë. Në mbrëmje, kur ajo doli për të siguruar bagëtitë në kasolle, policët gjuajtën me pesë plumba në trupin e saj.
Ç’farë është poezia për Çano Norën?
Poezia, për mua dhe për këdo është ndjenjë, është pasion, është dashuri. Po s’të ngacmoi një ndjesi e brëndëshme , nuk bën dot poezi. Unë kam bërë që i vogël poezi, jam dashuruar dhe kemi mbetur të dashuruar. Poezia dhe gjeologjia, janë të dyja në shpirtin tim, janë rritur bashkë dhe kanë plotësuar njera – tjetrën.
Kam botuar në gazetën “Pararoja”, te revista “Nëntori” dhe “Ylli” si dhe te “Zeri i Rinisë” , “10 Korriku” dhe studenti. Krahas poetëve premtues si Skënder Buçpapaj, Hamit Aliaj, Agim Isaku etj, përkrah tyre isha dhe unë me poezitë e mia. Ndjehesha mirë dhe më dukej se po ecja në rrugë të mbarë.
Sa libra me poezi keni botuar?
Kam botuar tri libra me poezi dhe po sistemoj katërqind poezi të tjera në një vëllim të vetëm. Libri i parë i kushtohet Vitori Bellos nga Fushëvërria. Vitua lindi dhe u rrit mes erës së limonave dhe portokalleve, atje ku “përqafohej” era e detit me erën e malit, në Fushëvërri. Ishte me zë violinë, me shpirt poetik. Studentja e dalluar e ekonomikut , u njoh dhe u dashurua me një ushtarak nga Fushëbardha. Jeta iu pre në mes, iu prenë ëndërrat për jetën që e donte aq shumë dhe la pas vajzën e vetme me emrin Denisë.
Sakaq njiheni edhe si fabulist i sukseshëm, që me fabulat e tua po “çmendi: gjirokastritët. Çfarë vendi zënë fabulat në krijimtarinë tuaj?
Kam vite që merrem me fabula. Më pëlqejnë fabulat poetike dhe të shkurtëra. Dialogu në to është i shpejtë dhe mesazhi përcillet drejtëpërdrejtë, pa u zgjatur, se pastaj ato ngjajnë me përrallat. Pas dy librave me 101 fabula dhe epigrame, me titull “Këtu të gjithë shesin mënd” dhe “Zonja dhelpër bën kërkesë”, po punoj për libër të ri me fabula, epigrame dhe poezi satirike. Elementët figurativë si alegria, hiperbola, ironia etj, janë lezetuar dhe me humorin me kripë gjirokastrit dhe të trevës ku kam dhe origjinën. Personazhet janë të shumtë dhe luftojnë fenomenet negative të kohës së sotme, me gjuhën e kafshëve të sendeve. Fabulat i kanë pëlqyer poetë e fabulistë, por unë vlerësohen më shumë kur i pëlqejnë lexuesit, se fabulist e poet ka pak, ndërsa lexues dhe dashamirës të tyre ka shumë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.