BOTA

Kë po shënjestron tani Putini? Miraton ligjin, 15 vite burg për ata që publikojnë lajme të rreme për Rusinë

22:44 - 25.03.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi të premten një ligj që parashikon burgim deri në 15 vjet për publikimin e lajmeve të të rreme në lidhje me ofensivën ushtarake në Ukrainë, raporton AFP.




Projektligji, i miratuar nga parlamenti rus këtë javë, parashikon burgim dhe gjoba për njerëzit që publikojnë “informacione të rreme me vetëdije” në lidhje me veprimet jashtë vendit.
Nëse informacioni i rremë “ka shkaktuar pasoja të rënda”, dënimi shkon deri në 15 vjet burim.

Ndërkohë, agjencia e lajmeve Associated Press raporton se ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov mohon që Rusia të ketë pushtuar Ukrainën dhe se lajmet për pushtim të Ukrainës nga Rusia janë të rreme.

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut konfirmon se të paktën 1,035 civilë, përfshirë 90 fëmijë, janë vrarë në katër javë që nga fillimi i luftës. 1650 civilë të tjerë janë plagosur.

Këto shifra janë sigurisht një numër i vogël, në krahasim me numrin real të viktimave të luftës. Megjithatë, zyrtarët rusë kanë mohuar të kenë goditur objektivat civile, duke cilësuar deklaratat perëndimore si “lajme të rreme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.