Kryesore

“Pritet të shkojë mbi 250 lekë për liter!”/ Çmimi i naftës rritet sërish, qytetarët mblidhen në protestë (DATA+ ORA)

21:42 - 25.03.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rritje të menjëhershme ka pësuar edhe njëherë çmimi i karburantit në vend, duke arritur nga 203 lekë në shifrën e 245 lekëve për litër. Për më tepër, pritet që nafta dhe karburantet e tjerë të tejkalojë 250 lekë për liter.




Për të kundërshtuar këtë zhvillim, Aktivisti Adriatik Lapaj ka njoftuar që do të mbahet një protest tjetër në shesh të martën, në orën 17:00.

Njoftimi i Lapajt:

SËRISH NË SHESH!

TË MARTËN ORA 17.00 NË SHESH

Çmimi karburanteve vijoi rritjen nga dita e fundit e protestës. Ishte me 203 lekë, sapo shkoi me 245 lekë. Pritet të shkojë mbi 250 lekë për litër.

Te sheshi sërish!

Protesta e së shtunës

Aksioni i fundit për kundërshtimin e rritjes së çmimeve ka qenë ai i së shtuëns, kur qytetarët u mblodhën para institucionit të Ramës, ndërkohë që kryeministri ndërsa ky I fundit po mbante një takim me fermerët për të folur për Paketën e Rezistencës.

Objektivi për të qëndruar 24 orë në protestë

Veçantia e kësaj dite ishte fakti që organizatorët e kundërshtimit popullor kishin vendosur të qëndronin 24 orë para kryeministrisë.

Për të mbajtur këtë premtim, akivisti Lapaj u mbështoll edhe me batanijë për t’i bërë ballë të ftohtit.

Edhe pse kanë mbetur të paktë në numër, vijon qëndresa e qytetarëve kundër rritjes së çmimeve në vend. Qytetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, vijojnë të qëndrojnë përpara Kryeministrisë.

Disa prej tyre janë ulur këmbëkryq, ndërkohë nga fotot shihet se si avokati Adriatik Lapaj është mbështjellur me batanije për shkak të të ftohtit.

Protesta ka nisur që prej orës 11:00, kur fillimisht qytetarët u mblodhën në sheshin “Skënderbej”, e më pas marshuan drejt Kryeministrisë. Pas më shumë se 3 orësh, një pjesë e qytetarëve u shpërndanë, ndërsa një pjesë tjetër vijon të qëndrojnë.

Ata janë shprehur se do të qëndrojnë aty 24 orë, nëse qeveria nuk plotëson kërkesat e tyre për uljen e çmimeve të ushqimeve dhe karburantit, ka raportuar Gazeta Shqiptare më herët.

Ndërhyrja e policisë

Por, hovi i protestuesve duket se u ndërpre nga ndërhyrja e policisë, e cila i shpërndau protestuesit me pretekstin se kishin bllokuar rrugën.

Lexoni këtu zhvilimet e plota të së shtunës!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.