DOSSIER

20 VITE MË PARË/ Gazeta Shqiptare: Antimafia, Francesko Mandoi: Jam shumë i trishtuar. Shkarkimi i Rakipit dhuratë për mafian

07:00 - 26.03.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

26 Mars 2002 – Çfarë shkruante “Gazeta Shqiptare” dy dekada më parë




 Antimafia/ Francesko Mandoi: Jam shumë i trishtuar

Shkarkimi i Rakipit dhuratë për mafian

Meidani firmos vendimin e Kuvendit për shkarkimin e Kryeprokurorit dhe cakton Dhori Sollakun. Kushtetuesja pritet të japë vendimin pas disa ditësh. Rakipi: Do i tregoj në Gjykatë deputetet e njollosur

 

 Ish-kryeprokurori do të ankimojë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Meidanit

Rakipi në Kushtetuese: Do t’i tregoj deputetët e “njollosur”

 Emrat e deputetëve të “njollosur” Arben Rakipi do t’i tregojë para Gjykatës Kushtetuese. Pas vendimit të presidentit Meidani për shkarkimin e tij, Rakipi, që deri dje ishte kryeprokuror, tha se do të bënte padi pranë Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar dekretin e presidentit Meidani

 Pas seancës së zhvilluar në Gjykatën Kushtetuese për një kërkesë të deputetëve të PS-së dhe ku ishte i pranishëm edhe Rakipi, ky i fundit tha se atij i ishte mohuar e drejta për t’u mbrojtur, “sepse disa deputetë në komision kishin frikë se mos filloja të flisja për ndonjë nga ata”. Rakipi nuk e përmendi komisionin, por dihet që kryeprokurori thirret nga Komisioni parlamentar i Ligjeve dhe Çështjeve Kushtetuese. Ai tha se disa deputetë s’kishin moral që ta shkarkonin atë. I pyetur se cilët ishin këta deputetë, Rakipi tha se do t’i thoshte emrat vetëm para Gjykatës Kushtetuese. Ai tashmë është duke përgatitur kërkesën e tij për këtë gjykatë në mënyrë që të bëjë të mundur rrëzimin e vendimit të presidentit të Republikës, që e shkarkoi. Rakipi e shpjegoi vendimin e Meidanit si një lëvizje politike për të mos i dalë kundër asaj që vendosi Kuvendi. Ndërsa në lidhje me deputetët e pamoralshëm që s’mund ta shkarkonin atë, ish-kryeprokurori tha se ata ndodhen në të gjitha grupimet. Gjatë një takimi me presidentin, Rakipi ka përmendur se janë 21 dosje për 21 deputetë të Kuvendit, të paktën kështu u tha nga disa burime pas këtij takimi. Ish- kryeprokurori nuk përmendi shifra dje, por pranoi se ka deputetë të implikuar, emrat e të cilëve do t’i nxjerrë shumë shpejt. Nga ana tjetër, ai premtoi se do të flasë, por tani s’mund ta bënte këtë gjë për shkak se vazhdonte ende të ishte në detyrë.

Gjyqi

Ish-kryeprokurori Rakipi, ndërkohë që po mundohej të shpjegonte në Gjykatën Kushtetuese se vendimi i Parlamentit nuk është i bazuar në ligj, nuk e dinte se presidenti e kishte firmosur shkarkimin e tij. Në seancën e djeshme në Gjykatën Kushtetuese u vunë re 2 qëndrime, njëra prej të cilave u shpreh për rrëzimin e kërkesës për interpretim që disa deputetë të PS-së kishin paraqitur në këtë gjykatë. Rakipi, si pala e parë në këtë seancë, i kërkoi Gjykatës Kushtetuese ta nxirrte vendimin e Parlamentit si të pabazuar në ligj, pasi, sipas tij, “mocioni i mosbesimit ndaj tij ishte një gjyq politik”. Gjatë fjalës së vet Rakipi shtroi 5 pika, sipas të cilave, vendimi i Parlamentit ishte antikushtetues dhe i argumentoi ato. Sipas tij, përderisa ekzistojnë procedura për shkarkimin e çdo nëpunësi të thjeshtë, këto procedura duhej të zbatoheshin edhe në rastin e tij. Në lidhje me procedurat Rakipi u bazua edhe në precedentin e mocionit për shkarkimin e disa gjykatësve të Gjykatës së Lartë, gati një vit më parë. Në lidhje me këtë precedent Rakipi  tha se “jo vetëm grupi i PD-PS-së patën pafytyrësinë që të ndiqnin procedura të ndryshme nga rasti i gjykatësve të Gjykatës së Lartë”. Ndërsa përfaqësuesi i Gjykatë së Lartë në këtë seancë tha se “duhet rrëzuar kërkesa e deputetëve të PS-së, pasi kjo kërkesë do të sillte një vetëzhveshje të Parlamentit nga kompetencat e tij”. Gjykata Kushtetuese vendosi ta shpallë vendimin e saj më vonë.

e.ngj. a.k.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.