BOTA

A besoni në UFO? Eksperti paralajmëron: Pushtimi nga alienët do të ndryshojë botën

12:42 - 26.03.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ekspert për UFO-t dhe të gjitha gjërat që lidhen me alienët ka zbuluar diskutimet e mbajtura në një takim sekret mbi efektet e zbulimit të jetës jashtëtokësore.




Ai ka paralajmëruar se alienët mund të ‘ndryshojnë botën përgjithmonë’.

Britanikja “Mirror” shkruan se Nick Pope, 56 vjeç, punoi për qeverinë britanike dhe këshilloi Ministrinë e Mbrojtjes në vitet nga 1991 deri në 1994, kohë kur investigonte raportet mbi pamjen e UFO-ve dhe merrte pjesë në takime me disa nga mendimtarët më të mëdhenj në botë.

Pope ishte pjesë e dy takimeve në Shoqërinë Mbretërore në Londër, një komunitet shkencor, anëtarët e të cilit përfshinin Sir Isaac Newton, Charles Darwin dhe Albert Einstein, të cilin Nick e përshkruan si “zemra e themelimit shkencor”.

Atje ata diskutuan çështjet më të mëdha rreth jetës jashtëtokësore, dhe tani Nick “e ka hequr kapakun”, nga i cili rezulton se sipas tij një pushtim nga “të huaj”, pra alienë, ka gjasa të jetë një gjë e keqe.


“Nëse gjejmë alienë, ose ata na gjejnë ne, bota do të ndryshojë përgjithmonë. Me të gjitha mundësitë dhe të gjitha variablat, si mund të dimë se çfarë do të ndodhë apo edhe të përpiqemi të parashikojmë se cilat do të jenë efektet? Siç ndodh, disa nga mendimtarët më të mëdhenj kanë pasur diskutime të hollësishme për këto pyetje. Përgjigjet e tyre mund t’ju habisin, dhe megjithatë ajo që është më e habitshme nga të gjitha, është se sa pak njerëz e dinë se këto diskutime kanë ndodhur. Mos u shqetësoni, unë isha atje dhe i di”.

Dy takimet, të mbajtura në vitin 2010, u quajtën ‘zbulimi i jetës jashtëtokësore dhe pasojat për shkencën dhe shoqërinë’ dhe ‘drejt një axhende shkencore dhe shoqërore për jetën jashtëtokësore’.

Nick Pope thotë se një nga pyetjet më të mëdha të bëra atë ditë ishte ‘si do të reagonin njerëzit?’

“Është një pyetje që ngrihet vazhdimisht, në lidhje me zbulimin, dhe është cituar nga shumë si një arsye pse qeveritë mund të duan të mbulojnë të vërtetën rreth UFO-ve, pyetja është kjo – Si do të përgjigjeshin njerëzit? Jo liderët tanë politikë, apo shkencëtarët tanë më të mëdhenj, por njerëzit e zakonshëm – mësuesit, punëtorët e dyqaneve, fermerët apo punëtorët e fabrikave.

“A do të ketë habi, thjesht pranim me qetësi apo mund të ketë panik në rrugë?” Nëse zbulojmë jetën aliene, shumë njerëz mendojnë se do të kishte panik masiv – nëse do të përballeshim me një pushtim alienësh siç ndodh në filmat fantastiko-shkencorë, është e qartë se kjo do të ishte e vërtetë.

Delegatët e Shoqërisë Mbretërore sugjeruan që një njoftim se ishte zbuluar jetë jashtëtokësore do të kishte pak efekt. Sondazhet e opinionit tashmë tregojnë se një numër i madh njerëzish besojnë në jetën aliene, e mes tyre ka dhe shumë të sigurt që ne jemi vizituar prej tyre tashmë, dhe të tjerë që besojnë se liderët tanë politikë nuk po na tregojnë gjithçka që dinë për UFO-t. Përfundimi është se ju nuk i tronditni njerëzit duke u thënë atyre diçka që ata tashmë besojnë.”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.