BOTA

Rusët marrin qytetin e punëtorëve të Çernobilit/ Ukrainasit nuk dorëzohen: Sot Kherson do jetë në duart tona!

10:14 - 26.03.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Forcat ushtarake të Vladimir Putinit kanë marrë kontrollin e qytetit të Slavutych, ku jetojnë punëtorët e centralit bërthamor të Çernobilit, tha të shtunën në mëngjes guvernatori i rajonit të Kievit, Oleksandr Pavlyuk, raporton SkyNews.




Pavlyuk shkroi në një postim në internet se trupat ruse kishin pushtuar spitalin në Slavutych dhe kishin rrëmbyer kryebashkiakun e qytetit. Dje, Ukraina tha se trupat e saj kishin zmbrapsur sulmin e parë nga trupat ruse që po afroheshin në qytet. Ndërkohë, një zyrtar ukrainas thotë se Kherson do të rimerret sot nga Ukraina.

Të premten, zyrtarët e mbrojtjes amerikane thanë se Rusia kishte humbur kontrollin e Khersonit, që është qyteti i parë ukrainas i pushtuar nga trupat e Vladimir Putin. Tani, një zyrtar ukrainas ka thënë se forcat e vendit do ta rimarrin qytetin sot.

Markian Lubkivskyi, një këshilltar i ministrit të mbrojtjes, tha për programin Today të BBC Radio 4:

“Unë besoj se sot qyteti do të jetë plotësisht nën kontrollin e forcave të armatosura ukrainase. Ne kemi përfunduar në dy ditët e fundit operacionin në rajonin e Kievit, kështu që forcat e tjera të armatosura tani janë fokusuar në pjesën jugore duke u përpjekur të çlirojnë Kherson dhe disa qytete të tjera të Ukrainës”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.