BOTA

I shpëtoi mbidozës së herionës vite më parë, kaloi 2 javë në koma/ Vdes ylli i rrokut, gjendet pa shenja jete në hotel

14:37 - 26.03.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bateristi i FOO Fighters, Taylor Hawkins është gjetur i vdekur në një dhomë hoteli. Grupi shkroi në një postim në rrjetet sociale se ishin “të shkatërruar nga humbja tragjike dhe e parakohshme” e Hawkins, i cili u nda nga jeta në moshën 50-vjeçare.




Hawkins ishte baterist i grupit të rrokut Foo Fighters për më shumë se dy dekada. Ndërkohë anëtarët e tjerët të grupit Dave Grohl, Pat Smear, Nate Mendel, Chris Shiflett dhe Rami Jaffee, anuluan turneun e tyre në Amerikën e Jugut, pas ngjarjes së rëndë.

Fansat e tronditur u mblodhën jashtë hotelit Casa Medina në veri të kryeqytetit Bogota mbrëmjen e së premtes, ndërsa ambulanca mori trupin e tij të pajetë. Sipas mediave, në momentin kur mjekët mbërrin në dhomën e hotelit ai kishte ndërruar jetë.

Policia e Bogotas tha për mediat kolumbiane se shkaku i vdekjes nuk dihet ende. Por sipas të afërmve të tij, shkak mund të jetë konsumi i drogës.

Foo Fighters u formua në vitin 1994 nga Dave Grohl, pasi grupi i tij Nirvana ku ishte baterist, u shpërbë pas këngëtari kryesor Kurt Cobain vrau veten.

Në grupin e ri, Grohl mori ishte vokalisti kryesor ndërsa Hawkins mori rolin e bateristit, në një grup të themeluar nga një prej bateristëve më të famshëm në rock. Ndonjëherë ata ndërronin rolet gjatë koncerteve të grupit.

Gjatë një vizite në Londër në vitin 2001, ai mori mbidozë heroine dhe kaloi dy javë në koma. Duke folur për përvojën në vitin 2018, ai tha se kishte qenë “një pikë e vërtetë ndryshimi për të”.

Grupi do të performonte mbrëmjen e së premtes në festivalin Estereo Picnic në Bogota, Kolumbi. Bateristi ishte i martuar me Alison Hawkins, me të cilën u kurorëzua në vitin 2005, dhe kishin tre fëmijë Oliver, 16, Annabelle, 13 dhe Everleigh, tetë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.