Protesta kundër rritjes së çmimeve nuk e ka ndalur aktivitetin e saj. E nisur rreth orës 17:00 të pasdites së ditës së sotme, qytetarët kanë dalë përpara Kryeministrisë të vendosur për ta spostuar ditën e nesërme protestën e tyre në SPAK. Por cilat janë kërkesat e paraqitura nga këta protestues?
Gazeta Shqiptare sjell sërish në vëmendje 7 kërkesat e qytetarëve.
- -Heqje e taksës së qarkullimit
- -Pezullim i alternuar i barrës fiskale mbi çmimin e karburantit.
- -Pezullim i TVSH-së për produktet e shportës bazë
- – Zgjerim i skemës se kompensimit dhe mbështetjes së fermerëve.
- – Paketë reale ndihme për pensionistët, invalidët dhe familjet me ndihmë ekonomike deri tejkalimin e krizës
- – Përcaktim i minimumit jetik.
- – Hetim e mbikëqyrje e koncesioneve dhe shpenzimeve që ndikojnë në buxhetin e shtetit dhe e operatorëve që mund të ndikojnë arbitrarisht në rritjen e çmimeve.
Shfaq Komentet (0)