Qytetarët do të mblidhen ditën e nesërme para Prokurorisë së Posaçme për të protestuar kundër rritjes së çmimeve, ka zbuluar nga një protestuese.
Sipas qytetares, politika shqiptare bën “ping-pong”, pasi “Spiropali akuzon Berishën se i ka duart me gjak ndërsa Berisha i thotë ju jeni hajdutë”.
Gjithashtu, protestuesja e akuzoi edhe SPAK-un se nuk po merret me asgjë, pavarësisht se i ka dosjet e kopsitura me vite, teksa Shqipëria po vuan për logjikën elementare.
“Spiropali akuzon Berishën se i ka duart me gjak ndërsa Berisha i thotë ju jeni hajdutë. Pra akuza ndaj njëri-tjetrit. Asnjërit prej këtyre nuk i hyn gjemb në këmbë. Ne dalim dhe protestojmë këtu dhe asgjë nuk zgjedhim. Piquni, fillojeni nga vetja.
Nesër bëhet një protestë para SPAK-ut sepse i ka dosjet e kopsitura me vite dhe nuk po merret me asgjë. Shqipëria po vuan për logjikën elementare. Do e shikoni se shumë shpejt nafta do shkojë 3 mijë e ca lekë dhe askush nuk mund të bëjë asgjë. Kjo është një qeveri e falimetnuar. Nuk kanë as kulturën e dorëheqjes, janë të lidhur pas karriges”, tha protestuesja.