Pasditen e sotme, në qytetin e Elbasanit kanë zbarkuar 10 sportistë nga delegracioni Atletik i Ukrainës. Pritja e tyre u bë te Hotel Turizmi, në qendër të qytetit të Elbasanit.
Në mikpritjen e tyre nuk ka munguar edhe Kryetari i Bashkise Gledian Llatja, i cili u shpreh se qyteti i Elbasanit do të jetë gjithmonë i gatshëm për të pritur sportistët dhe popullin Ukraninas në këtë kohë lufte.
Qyteti i Elbasanit ka kapacitet per te mbajtur madje dhe 100 sportistë. Sportistëve do tu sigurohet akomodimi pranë Hotel Turizmit, ushqimi dhe mundësia e stërvitjes fizike.
“Sportistet janë nisur nga Ukraina për tu strehuar në Elbasan duke kaluar nëpër zona me bombardime, duke lënë familjet e tyre nëe Ukrainë dhe për këtë qyteti jonë duhet të tregohet sa më mikpriëes, siç e ka dhe traditën”, mësohet të ketë deklaruar Kryetari Bashkis Elbasan Gledian Llatja.