LAJMI I FUNDIT

Shqipëria ofron strehim dhe mjekim falas për refugjatët ukrainas, ambasadori Shkurov pret CEO-n e Spitalit Amerikan

18:10 - 01.04.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Plot 4 milionë ukrainas (10% e popullsisë), janë detyruar të braktisin vendin e tyre që prej fillimit të agresionit rus. Të shpërndarë në vende të ndryshme të botës kryesisht në Poloni, populli ukrainas është mikpritur edhe në vendin tonë.




Refugjatët kanë nevojë për strehim, ushqime dhe shërbime spitalore, të cilat janë urgjenca e parë pas largimit  nga vendi i tyre.

CEO i Spitalit Amerikan, Dr. Klodian Allajbeu u prit nga Ambasadori i Ukrainës në Tiranë, z. Volodymyr Shkurov, gjatë vizitës ky i fundit shprehu mirënjohjen e tij për solidarizimin me popullin ukrainas dhe ndihmat e ofruara nga Spitali Amerikan në formën e barnave që tashmë janë dorëzuar në Kiev dhe ndihmojnë për të shpëtuar jetë.

Ndërkohë, Allajbeu tha se shpresonte që lufta të përfundonte sa më parë, ndërsa u shpreh i gatshëm për të ofruar dhoma për strehimin e disa refugjatëve nga Ukraina në një kompleks hotelesh në Tiranë dhe Durrës si edhe shërbime mjekësore falas për aq kohë sa ata do të qëndronin në vendin tonë.

Po ashtu, CEO i Spitalit Amerikan tha se institucioni që ai drejton po përgatit një paketë tjetër ndihme humanitare në formë barnash mjekësore për Ukrainën, të cilat do të dorëzohen në ditët në vijim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.