Kronikë

400 mijë paund kanabis! U arrestuan në “shtëpinë e barit” në Skoci, gjykata lë të lirë shqiptarët (EMRAT)

17:28 - 02.04.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata ka shpallur të pafajshëm dy shqiptarë të cilët ishin arrestuar rreth një viti më parë në një “shtëpi bari” në Skoci, duke u mundësuar në këtë mënyrë lirimin nga burgu.




Mediat ndërkombëtare raportojnë se Alfred Dimo dhe Julien Beqaj u arrestuan pasi dyshohet se zotëronin një “shtëpi bari”, ku u gjetën dhe u sekuestruan lëndë narkotike me vlerë mbi 400 mijë paund.

Pas arrestimit, ata deklaruan se ishin detyruar të punonin. Por pavarësisht kësaj, gjykata vendosi t’i lërë në burg ku qëndruan për rreth 10 muaj.

Dimo, 43 vjeç dhe Beqaj, 20 vjeç, u akuzuan për prodhimin e kanabisit në njësinë në Lanarkshire. Ata u liruan pasi u deklaruan të pafajshëm në Gjykatën e Sherifit të Airdrie të martën.

Shqiptarët pretenduan se ishin të mbyllur brenda godinës. Policia e Skocisë tha se bimët e kanabisit të sekuestruara kishin një vlerë  prej 284,000 deri në 424,000 £.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.