Kronikë

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë! I doli para kamionit, plagosen dy persona (FOTO)

17:12 - 02.04.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident është regjistruar të shtunën në Fushë-Krujë, në vendin e  quajtur “Ura e Gjolës”, ku drejtuesi i automjetit tip Land Rover i ka prerë rrugën një kamioni.




Nga përplasja ka mbetur i plagosur shoferi i Land Rover dhe pasagjeri që udhëtonte me të.

Ndërkohë, është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses për të sharruar dyert për të bërë të mundur edhe nxjerrjen e të lënduarve nga automjeti.

Gjendja shëndetësore e të përfshirëve në aksident nuk dihet, por mësohet se janë transportuar me urgjencë në spital.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.