Kronikë

Aksidenti për shkak të motit të keq në Gjirokastër, detaje të reja: Lëndohen edhe 2 pasagjerët

21:20 - 02.04.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Moti i keq me reshje  të dendura breshëri ka shkaktuar një aksident këtë mbrëmje në hyrje të qytetit të Gjirokastrës në aksin Gjirokastër-Tepelenë. Për pasojë, drejtuesi i mjetit ka pësuar lëndime serioze në gjymtyrë dhe është çuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës.




Sipas informacioneve më të fundit të policisë, janë dëmtuar edhe 2 pasagjertë, përveç shoferit.

Nga ana e tyre, efektivët dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidenit.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër/Informacion paraprak.

Rreth orës 20:35, në rrugën nacionale Tepelenë-Gjirokastër, në vendin e quajtur “Gërhot”, automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetsin E. D., rreth 20 vjeç, banues në Gjirokastër, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit, i cili u transportua në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore, si dhe kanë marrë dëmtime të lehta 2 pasagjerët që ndodheshin në automjet.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.