Kronikë

DETAJE NGA DOSJA/ “Do fejoheshim së shpejti”, lirohet nga burgu e dashura kosovare e Dumanit

15:30 - 02.04.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Plagosja në Elbasan ka sjellë dhe fundin e njërit ndër personave më të kërkuar në Shqipëri, por e kanë “pësuar” edhe disa nga personat që e kanë mbështetur dhe ndihmuar Nuredin Dumanin. Gjykata e Elbasanit ka dhënë masat e sigurisë për Henkrik Hoxhën dhe Mirjetë Hajdinin, të cilët ndihmuan 37-vjeçarin të fshihej pasi mbeti i plagosur me armë zjarri disa ditë më parë.




Gazeta Shqiptare mëson se e dashura kosovare e Nuredin Dumanit ka dalë sot në Gjykatën e Elbasanit për tu njohur me masën e sigurisë. Mirjetë Hajdini është dënuar me Detyrim paraqitjeje.

Në sallën e gjyqit, ajo ka deklaruar se nuk kishte dijeni që “serial killeri” kishte probleme me ligjin dhe e njihte me emër tjetër.

Hajdini tha para togave të zeza se Nuredin Dumani e kishte gënjyer për identitetin e moshën, si edhe “do të martoheshin së shpejti.

“Do fejoheshim së shpejti”

“Nuk e kam pas idenë se mund të kishte identitet tjetër dhe se kishte probleme me ligjin. E njihja me emër tjetër, më kishte thënë se ishte 27 vjeç dhe se do fejoheshim së shpejti”, rrëfeu 22-vjeçarja.

Ndërkohë, dy vëllezërit e Mirejetë Hajdinit mësohet se kishin ardhura nga Kosova dhe kanë qëndruar jashtë gjykatës në pritjes të masës për motrën e tyre.

Prokuroria e Elbasanit kërkoi arrest me burg ndaj 20-vjeçares. Ajo akuzohet për armëmbajtje pa leje, prodhimi i armëve shpërthyese e municionit, si dhe përkrahje e autorit të krimit.

Vajza nga Kosova prezanton Dumanin me prindërit

Sipas të resë, Dumani kishte shkuar në shtëpinë e prindërve të saj në Gjilan për t’i kërkuar dorën dhe pas miratimit të tyre kishin filluar të jetonin bashkë.

E reja thotë në një moment se pasi filluan të jetonin bashkë, kishte parë se Dumani mbante armë me vete. Ajo shpjegon se kur e kishte pyetur se përse mbante armë ai i ishte përgjigjur: “ti je e re, s’ke pse ti dish keto”.

20-vjeçarja deklaron në polici se Dumani lëvizte me emrin Arvit Spahiu në Kosovë dhe kishte një dokument të huaj që e vërtetonte këtë.

“Fotoja ishte e tija, kurse e emrin e kishte Arvit Spahiu”, shprehet ajo sipas policisë.

Dëshmia e vajzës:

Shtetasja M. Hajdini ka deklaruar qe eshte me shtetesi kosovare. Ne muajin prill te vitit 202 1, me shoqerine e saj ka qene tek lokal  “G***” ne Gjilan.  Aty tek ai lokal, ngjitur me to ishin ulur edhe 2 shtetas te tjere. Njerin nga ata e njihte dhe qubej Sh.Z dhe eshte nga Gjilani.

Ai ka nje  qender poligoni ne Gjilan dhe familja  e tij eshte disi e njohur ne Gjilan. Kurse djalin tjeter qe ishte me Sh. ishte hera e pare qe e shihte dhe nuk  e njihte.

Ate dite ne lokal ky djali tjeter  i  ka  folur  dhe  i  kerkoi numrin  e  telefonit. M.  ia  ka  dhene  numrin  dhe qe ate d i te  filluan  te  komunikonin  nga  telefoni.  Ai   kishte nje numer celulari te Kosoves dhe jo te Shqiperise, por nuk e  mban mend numrin.

Ai i eshte prezantuar me emrin  Arvit  Spahiu dhe i tha se ishte nga Tirana dhe ndodhej  ne  Kosove  per pune, ku i ka treguar edhe nje leter njoftim apo karte identiteti ,  ku emri ishte vertete  Arvit Spahiu dhe fotoja ishte e tij. Leter njoftimi qe i ka treguar nuk e d i se cilit shteti i perkiste por sqaron qe nuk ishte i Kosoves dhe i Shqiperise.

Pasi k ishte kaluar afro 1 muaj gjysem qe  nga  d ita  qe  u njohe n dhe qe takoheshin shpesh, thuajse çdo dite, Arviti kerkoi qe lidhja e tyre te behej serioze dhe donte te takonte pri nderit e saj, ku i ka takuar dhe ata filluan te bashkejton in ne nje banese me qera ne Gjilan.

Arviti i ka treguar qe familjen  e  tij  e  kishte ne  France  dhe  per  kete  arsye  nuk mund  ta  takonte.  Kur  kane filluar  te bashkejetojne, ajo ka vene re qe Arviti mbante arme zjarri me vete, gjithmone arma ka qene e njehte.

Arma ishte e zeze dhe kur dilnin a i e mbante ne brez e kur vinin ne shtepi a i e l inte ne dhome. Kur e ka pyetur se perse mbante arme ai i eshte pergjigjur “ti je e re, s’ke pse ti dish keto”.

Dënimi për “ushtarin” e Nuredin Dumanit

Nga Gjykata, për Henkrik Hoxhën është dhënë masa e sigurisë arrest me burg. u kap në këtë qytet bashkë me Nuredin Dumanin ditën e përplasjes me armë me Talo Çelën në Papër të Elbasanit.

Ai akuzohet për veprat penale vrasje me paramendim e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese dhe i municionit, e kryer ne bashkëpunim.

Prokuroria e Elbasanit gjithashtu, ka kërkuar nëpërmjet kërkesës për caktimin e masës në Gjykatën e Elbasanit ndaj Ermal Gjeços dhe Julian Malaj, dy mjekët e spitalit të Fierit të akuzuar për moskallëzim penal.

Personat u arrestuan mbrëmjen e së martës në banesën ku ishte i fshehur Nuredin Dumani. Menjëherë pasi mbeti i plagosur në Elbasan, ai dyshohet se sëbashku me disa persona kanë udhëtuar drejt qytetit të Fierit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.