Kronikë

Dumani u arrestua pas tentativës për atentat në Elbasan, jepet masa e sigurisë për të dashurën e vrasësit serial

15:11 - 02.04.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

E dashura kosovare e Nuredin Dumanit ka dalë sot në Gjykatën e Elbasanit për tu njohur me masën e sigurisë. Mirjetë Hajdini është dënuar me Detyrim paraqitjeje.




Në sallën e gjyqit, ajo ka deklaruar se nuk kishte dijeni që “serial killeri” kishte probleme me ligjin dhe e njihte me emër tjetër.

Hajdini tha para togave të zeza se Nuredin Dumani e kishte gënjyer për identitetin e moshën, si edhe “do të martoheshin së shpejti.

“Nuk e kam pas idenë se mund të kishte identitet tjetër dhe se kishte probleme me ligjin. E njihja me emër tjetër, më kishte thënë se ishte 27 vjeç dhe se do fejoheshim së shpejti”, rrëfeu 22-vjeçarja, raporton News 24.

Ndërkohë, dy vëllezërit e Mirejetë Hajdinit mësohet se kishin ardhura nga Kosova dhe kanë qëndruar jashtë gjykatës në pritjes të masës për motrën e tyre.

Prokuroria e Elbasanit kërkoi arrest me burg ndaj 20-vjeçares. Ajo akuzohet për armëmbajtje pa leje, prodhimi i armëve shpërthyese e municionit, si dhe përkrahje e autorit të krimit.

Nga ana tjetër, për Henrik Hoxjaj, 40 vjeç, i cili u kap në këtë qytet bashkë me Nuredin Dumanin ditën e përplasjes me armë me Talo Çelën në Papër të Elbasanit,  është dhënë masa e sigurisë arrest me burg.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.