Kronikë

EMRI/ Ishte shtruar në “psikiatrikun” e burgut të Shënkollit, ndërron jetë i burgosuri. Çfarë dyshohet

19:03 - 02.04.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një pacient me masë mjekësore “Shtrim i përkohshëm në një spital psikiatrik” vendim i dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda, Tiranë, ka humbur jetën sot në spitalin e Lezhës, njofton policia.




Vikatima ka ndërruar jetë pasi ka nisur të ndjehet keq në ambientet e përshtatura për këta persona në IEVP Shënkoll.

Besnik Spaho, i datëlindjes 14.09.1969, ishte dënuar në vitin 2015 me akuzën për vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare mbetur në tentativë, neni 79/c-22 i Kodit Penal.

Mjeku i gatshëm i IEVP ka njoftuar në orën 15.48 minuta se pacienti po ndihej keq. Në orën 16.05 i transportuar nga ambientet e institucionit, ka mbërritur në spitalin rajonal të Lezhës, ndërkohë që është shpallur i vdekur në orën 16.15.

Si shkak i vdekjes dyshohet arrest kardiak. Materialet i kaluan organeve të tjera për procedura të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.