Kronikë

Ishte në arrest shtëpie! Shpërndante kokainë në Tiranë, bie në pranga 46-vjeçari. Shikoni ku e kishte futur drogën (FOTO)

16:16 - 02.04.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Shtetit ka vënë në pranga një 46-vjeçar, që ka sfiduar vendimin e organeve të drejtësisë për të ushtruar aktivitetin e shpërndarjes së kokainës në kryeqytet.




Burimet zyrtare bëjnë me dije se qytetarit me iniciale A. B., 46 vjeç, banues në Kamzëi është gjetur një sasi lënde narkotike gjtë kontrollit fizik dhe në banesë.

Gjithashtu, janë sekuestruar lëndë narkotike e llojit kokainë, një pjesë e ndarë në doza, një peshore elektronike dhe një aparat celular.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Sektorit të Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Again”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B., 46 vjeç, banues në Kamzë.

Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në zonën e Unazës së Re, me doza me lëndë narkotike kokainë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se pasi siguronte sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike kokainë, 46-vjeçari e shiste më pas atë, në doza të vogla, në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në zonën e Unazës së Re.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të banesës të shtetasit A. B., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit kokainë, një pjesë e ndarë në doza gati për shitje, një peshore elektronike dhe një aparat celular

Materialet i kaluan Prokurorisë së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.