Kronikë

Kuruan Nuredin Dumanin pasi u qëllua në Elbasan, zbulohet dënimi për mjekët dhe infermierin

15:56 - 02.04.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prokuroria do të kërkojë arrest me burg për mjekët Julian Mala dhe Bledar Berdallin ndërsa ndaj  Ermal Gjecit (ndihmës mjeku), arrest shtëpie, konfirmojnë burimet për Gazetën Shqiptare. Ata kuruan Nuredin Dumanin pasi e plagosën gjatë shkëmbimit të zjarrit në Elbasan.




Seanca ndaj dy mjekëve dhe infermjerit që asistuan në kurimin e 35 vjecarit u shty për të dielën është shtyrë për ditën e diel.

Ndërkohë, në pretencën e saj prokuroria e përfaqësuar nga kryeprokurori Kreshnik Ajazi kërkoi arrest me burg për dy të ndaluarit gjykata u tregua me e butë me të dashurën e Dumanit duke e lënë të lirë edhe pse ndaj saj ekzistonte akuza Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

Në gjykatë e reja ka pohuar se 35 vjecarin e ka njohur me identitet tjetër dhe se me të kishte lidhje sentimentale pasi bashkëjetonte prej kohësh.  Përfaqësuesi i saj ligjor avokati Ibri Sako tha se ndaj të resë Marjetë Hajdini ra akuza e armëmbajtjes pa leje ndaj në vijim do të gjykohet e lirë.

Nga ana tjetër,  40 vjecari Henrik Hoxhaj i cili dyshohet se ka larguar Nuredin Dumanin nga vendi i ngjarjes ku mbeti i plagosur në Papër nuk ka folur në gjykatë. Në emër të tij është shprehur vetëm përfaqësuesi ligjor.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.