Kronikë

Moti i keq, aksident në aksin Gjirokastër. Dëmtohet rëndë shoferi, çohet me urgjencë në spital (FOTO)

20:56 - 02.04.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Koha e keqe me reshje  të dendura breshëri, ka shkaktuar para pak minutave një aksident në hyrje të qytetit të Gjirokastrës në aksin Gjirokastër-Tepelenë.




Ngjarja ka ndodhur te kthesa e unazës se qytetit në lagjen “Gërhot” . Një autoveturë me targa AA027OY e cila vinte nga Tirana në drejtim të Gjirokastrës, është përplasur me bordurën metalike pasi rrëshqiti për shkak të rrugës së ngarkuar me breshër.

Për pasojë, drejtuesi i mjetit ka pësuar lëndime serioze në gjymtyrë dhe është çuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës. Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e tij.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.