Kronikë

Po punonte në tarracë, bie nga lartësia 67-vjeçarja në Tiranë! Ndërron jetë në spital

18:56 - 02.04.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Tiranë, ku një 67-vjeçare ka rënë nga tarraca e banesës në të cilën ishte duke punuar.




Zyra e shtypit e Policisë së Shtetit bën me dije incidenti ka ndodhur në rrugën “Fadil Deliu” në kryeqytet, pas të cilit shtetësja S.Ç. është dërguar menjëherë në spital.

Fatkeqësisht, ajo nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve të marra si pasojë e rënies.

“Më datë 02.04.2022, rreth orës 17:45, në rrugën “Fadil Deliu”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga tarraca e banesës ku ishte duke punuar, shtetasja S. Ç., 67 vjeçe, dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spital” – thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.