Kronikë

Rrëfimi i gruas/ Dyshohet se u josh nga bandat shqiptare të drogës, babai i dy fëmijëve vritet me armë zjarri!

19:24 - 02.04.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bashkëshortja e një të riu që u vra nga një bandë droge, është rrëfyer në gjykatë, duke treguar se si i ndjeri ishte ngatërruar me anëtarët e një rrjeti shqiptar.




Jennifer Buller tha se bashkëshorti i saj, Hamauand Ali Hussein, u përfshi përmes punës së tij të rastësishme si shofer me bandat shqiptare.

Zonja Buller tha në gjykatë se ajo ishte në dijeni të përfshirjes së tij, por ishte siguruar se nuk ishte “asgjë e madhe” në të cilën ai ishte i përfshirë.

Babai i dy fëmijëve u gjet i vrarë me armë zjarri në një shtëpi me tarraca në Hartlepool, kur dyshohet se u josh atje nga anëtarët e bandës shqiptare të drogës.

Nëna e dy fëmijëve tha se përdorimi i kokainës nga burri i saj ishte rritur në kohën që çoi në vdekjen e tij në shtator 2019.

Ajo i tha gjykatës se ishte bërë ‘e shqetësuar’ për sjelljen e tij sepse ai dukej në një ‘gjendje të shqetësuar’ dhe ‘nën presion’.

Dy javë para se të vdiste ai kishte thënë se ndihej nën presion dhe se gjithçka po shkonte keq.

Eugert Merizaj akuzohet se ka ndihmuar në organizimin e vrasjes së zotit Hussein duke e bindur atë të vizitojë shtëpinë në rrugën Charterhouse për të parë një vend të mundshëm të fermës së re të kanabisit.

Përgjimet nga telefoni i Merizajt dhe bashkëpunëtorëve të tij i vendosi në zonë në momentin e vrasjes dhe pamjet e kamerave i kapën ata duke ikur nga vendi i ngjarjes vetëm pak minuta pasi u qëllua për vdekje i riu.

Hetuesit u thanë anëtarëve të jurisë se Merizaj luajti një rol kyç në këtë ngjarje të rëndë.

Avokati tha jurisë se tre burra të tjerë ishin shpallur tashmë fajtorë për vrasje nga pakujdesia në një gjyq të mëparshëm, por u kujtoi anëtarëve të merrnin një vendim vetëm për provat që dëgjojnë gjatë gjyqit.

Noza Saffari, 39 vjeç, nga Park Lane, Middlesbrough, u burgos për 15 vjet pasi u dënua për vrasje nga pakujdesia dhe u lirua nga akuza e vrasjes.

Qazim Marku, 25 vjeç, nga Maxwell Road, West Drayton, në Londër, Dorian Pirija, 33 vjeç, nga Trillo Avenue, Bolton, secili u dënua nga 19 vjet pasi u shpallën gjithashtu fajtorë për vrasje nga pakujdesia dhe u lirua nga akuza e vrasjes.

Njeriu i katërt, Anxelo Xhaferi, u lirua nga të dyja akuzat. Fitzgibbon tha se anëtarët e tjerë të bandës nuk janë gjetur ende. Merizaj, nga Montague Street, Leicester, mohon vrasjen teksa gjyqi vazhdon.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.