Kronikë

FOTO/ Terrorizohet Elbasani nga të shtënat me armë! Policia blindon lokalin, 4 të shoqëruar

20:22 - 02.04.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të shtëna me armë janë regjistruar këtë pasdite në qytetin e Elbasanit.




Burimet bëjnë me dije për Gazetën Shqiptare se Policia ka rrethuar një lokal në “Stacionin e Trenit” të qytetit.

Mbas ngjarjes, efektivët e rendit kanë shoqëruar shoqëruar 4 persona në komisariat teksa po punojnë për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Fatmirësisht, nga të shtënat nuk raportohet për viktima.

Policia sqaron ngjarjen

Policia e Shtetit ka arrestuar një person mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit pranë një lokali në afërsi të stacionit të trenit. Zyra e shtypit të policisë së Elbasanit informon se është arrestuar një person i cili është kapur me armë  pistoletë pa leje.

Raportimet paraprake sugjeruan se kishte patur të shtëna me armë zjarri, por policia e Elbasanit ka dhënë sqarimin mbi ngjarjen më pas.

“Në Elbasan nuk ka të shtëna me armë, por  është në operacion Policia e Elbasanit  në bashkëpunim me FNSH, deri tani është kapur një person i armatosur me armë zjarri pistoletë,  te stacioni  trenit në Elbasan dhe është shoqeruar, po vijon operacioni e kontrollet”, njofton policia.

Forcat Speciale nisin kontrollet blic

Nisur nga ngjarjet e fundit të ndodhura në Elbasan, policia ka kërkuar ndihmën e forcave speciale të ndërhyrjes së shpejtë, FNSH.

Ditën e sotme, ata kanë mbërritur në Elbasan dhe aktualisht po bëhen kontrollet në zonat e kuqe të Elbasanit.

Bëhet me dije se janë shoqëruar 5 persona ku njëri ishte me armë mbajtje pa leje. Operacioni ka filluar ditën e sotme dhe do të vijojë.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Qeveri me injorante dhe kriminele, te cilet e kane mendjen tek droga dhe tek miraliteti, si femrat, ashtu dhe meshkujt, qe nga Rama i pari e deri tek Gjiknuri e me radhe. Mjer ju se c’ju ka gjet.

    Përgjigju ↓