Kronikë

TRAGJIKE/ Në pritje të fëmijës së tretë! Shqiptari humb jetën në një aksident rrugor në Itali. Bie viktimë dhe vëllai i tij

16:52 - 02.04.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy vëllezër shqiptarë  humbën jetën mëngjesin e sotëm në aksidentin në zonën e Chessa në Itali. Të dy jetonin në Arcile ku ishin të integruar në komunitetin lokal.




Më i vogli kishte dy fëmijë dhe gruaja e tij ishte shtatzënë me një fëmijë të tretë dhe më i madhi kishte tre fëmijë. Dy vëllezërit ishin nisur për në punë.

Viktimat janë dy vëllezër, 37 dhe 44 vjeç nga Arcille. Makinat, të cilat udhëtonin në drejtim të kundërt, kanë prekur njëra-tjetrën në mënyrë gjysmë ballore, duke përfunduar në dy gropat anësore.

Rruga u mbyll për trafikun për të lejuar operacionet e shpëtimit dhe në pritje të mbërritjes së prokurorit të çështjes i cili pritet të zbardhë rrethanat e të gjitha aksidentit fatal.

Mësohet se në aksident përfshirë një person i tretë, një i ri shqiptar 28-vjeçar i cili mbeti i plagosur nga përplasja dhe u transferua në spitalin Misericordia.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.