Kronikë

EMRI I VIKTIMES/ Atentati në autostradën Tiranë-Durrës, identifikohet i riu, mjetin e kishte marrë me qira

00:00 - 04.04.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qyteti i Tiranës është tronditur sërish në fundjavë nga një tjetër atentat që ka lënë pas një viktimë një 35-vjeçar.




Ngjarja e rëndë ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës ku është qëlluar ndaj një mjeti tip “Land Rover” dhe duke e lënë të vdekur drejtuesin e tij.

Mjeti tip “Land Rover” është marrë me qira në një biznes që jepte makina me qira, ndërsa viktima është identifikuar si Iljaz Çali.

“Më datë 03.04.2022, në autostradën Tiranë-Durrës, përballë DHL-së, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti tip “Land Rover” dhe si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, ende i paidentifikuar. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit/ëve. Në bashkëpunim me DVP Durrës, Elbasan e Lezhë janë ngritur menjëherë pika kontrolli në rrugët interurbane.” – bën me dije policia.

Grupi hetimor po punon  për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për fiksimin e çdo prove të vlefshme që mund të çojë në identifikimin e autorëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.