Kronikë

Karabinierët i gjetën 1500 euro dhe kokainë, arrestohet i riu shqiptar. Drogën e shpërndante me skuter elektrik

20:31 - 04.04.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Karabinierët italianë kanë vënë në pranga një 24-vjeçar shqiptar në Cesena, nën akuzën e veprës penale të shpërndarjes së lëndëve narkotike.




Mediat përtej Adriatikut raportojnë se i riu me precedentë të mëparshëm penal, po qëndronte në një hotel në zonën e Cezena-s.

Pasi ishin njoftuar për regjistrimin e tij në hotel pak ditë më parë, policia po e monitoronte të riun në çdo lëvizje.

Sipas informacioneve, 24-vjeçari lëvizte në qytet me një skuter elektrik. Efektivët arritën ta kapin teksa po i jepte një dozë kokainë një personi tjetër.

I riu shqiptar tentoi të largohej në këmbë por nuk arriti dot t’i shpëtojë policisë. Nga kontrolli fizik, shqiptarit iu gjetën 6 doza kokainë, si dhe një shumë prej 1500 eurosh.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.