Kronikë

Me afro 17 mijë euro të padeklaruara me vete në çantën e dorës, kapet ‘mat’ 26-vjeçari maqedonas në Rinas

16:05 - 04.04.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

TIRANË-Një 26-vjeçar me iniciale M.V. nga Mali i Zi është vënë nën hetim nga policia pasi është kapur në Aeroportin e Rinasit me një sasi të konsiderueshme parash të padeklaruara.




Sipas njoftimit të policisë, i riu është kaluar në vijën e dytë për kontroll të imtësishëm, kur i është gjetur në çantën e dorës një 16.930 euro të padeklaruara.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

NJOFTIMI I POLICISË:

Nuk deklaroi shumën e parave në kufi, procedohet penalisht 26-vjeçari.

Sekuestrohen 16.930 euro të padeklaruara.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në bashkëpunim me autoritetet doganore, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, shtetasin M. V.

Gjatë kontrollit, në çantën e dorës iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 16.930 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar.

Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi M. V., 26 vjeç, banues në Podgoricë, Mal i Zi, u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.