Kronikë

U përplasën me armë në Kallmet, lihen në burg kreu i Njësisë Administrative Kallmet dhe 41-vjeçari që e plagosi

18:16 - 04.04.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë “Arrest ne burg”, për kreun e Njësisë Administrative Kallmet, Besnik Simoni dhe 41-vjeçarin Altin Marku.




Gazeta Shqiptare mëson se seanca u zhvillua me Spitalin e Traumës në Tiranë ku po marrin mjekim, për shkak të plagëve të marra nga përplasja me armë ditën e premte në fshatin Kallmet.

Nga ana e tij, gjyqtari Artan Hajredinaj pranoi kërkesën e prokrurorit Françesk Ganaj që ata të qëndrojnë në burg.

Mes kreut të Njesise Administrative, Besnik Simoni dhe 41-vjeçarit ka pasur shkëmbim zjarri jashtë zyrës së zyrtarit.

Burimet nga policia informuan se Besnik Simoni është arrestuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Në ngjarje janë përdorur dy armë, por deri tani është gjetur vetëm njëra prej tyre.

Ndërsa Altin Marku u arrestua disa orë pas ngjarjes. Ai u arratis pasi qëlloi me 3 plumba zyrtarin, por pas kërkimeve nga forcat e Policisë lokale, por edhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët blinduan zonën e Kallmetit, u dorëzua pa bërë rezistencë.

41-vjeçari Altin Marku u gjet i plagosur me një plagë në krah që ishte shkaktuar me armë zjarri dhe u dërgua drejt Spitalit Rajonal të Lezhës e më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Në dëshmitë e para, ka deklaruar se “se kreu i Njësisë Administrative të Kallmetit, Besnik Simoni, ka qenë i pari që ka qëlluar me armë zjarri e më pas ky i është përgjigjur”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.