Kronikë

Aksident në Maliq! Përplasen makinat, dëmtohen rëndë katër persona (VIDEO)

20:23 - 05.04.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Maliq të Korçës. Dy makina janë përplasur në aksin rrugor Korçë-Bilisht, dhe si rezultat janë dëmtuar katër persona.




Sipas informacioneve paraprake nga Policia e Shtetit, të lënduarit janë drejtuesi i mjetit tip “Renault” dhe një pasagjer i tij, si edhe një pasagjere e mjetit tip “Toyota”.

Efektivët kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 05.04.2022, rreth orës 19:45, jemi njoftuar se në aksin rrugor Korçë-Bilisht, pranë kryqëzimit të fshatit Plasë, Maliq, janë përfshirë në një aksident mjeti tip “Toyota” me drejtues shtetasin B. C., me mjetin tip “Renault”.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit tip “Renault” dhe një pasagjer i tij, si edhe një pasagjere e mjetit tip “Toyota”, të cilët u transportuan në Spitalin e Korçës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.