Kronikë

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete 60-vjeçarja në një barakë në Vlorë! Policia nis hetimet

17:36 - 05.04.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

VLORË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen “1 Maji” në qytetin e Vlorës ku një 60-vjeçare është gjendur pa shenja jete në një barakë.




Menjëherë pas këtij konstatimi, policia ka nisur hetimet mbi rastin në fjalë.

Nuk ka ende një informacion konkret sa i përket identifikimit të viktimës apo shkaqet që sollën vdekjen e saj.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor  dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës.

NJOFOTIMI I POLCISË:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 05.04.2022, rreth orës 16:50, në lagjen “1 Maji”,  Vlorë, në një barakë, është konstatuar pa shenja jete, një shtetase rreth 60 vjeçe, e seksit femër e pa identifikuar.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor  dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kësaj shtetaseje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.