Kronikë

E rëndë në Lezhë, 10-vjeçari mbytet në lumë teksa po luante me top! Errësira pengon kërkimin për trupin e viktimës (EMRI)

20:11 - 05.04.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në fshatin Shtrungaj të Lezhës. Gazeta Shqiptare ka mësuar detaje të reja në lidhje me ngjarjen pak minuta pas raportimeve fillestare.




Sipas tyre, ngjarja tragjike ka ndodhur sot në fshatin Shtrungaj në Mirditë në lumin Fan është mbytur një 10-vjeçar. Menjëherë pas njoftimit, policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe së bashku me banorët kanë nisur kërkimet.

Në gatishmëri janë vënë edhe palombarët e forcave RENNEA të cilët kanë shkuar në vendgjarje për të gjetur trupin e të miturit por për shkak të errësirës kërkimet për trupin e 10-vjeçarit do të nisin nesër në orët e para të mëngjesit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

DINAMIKA E NGJARJES, SI U MBYT 10-VJEÇARI NË LUMIN FAN

Gazeta shqiptare mëson se 10-vjeçari S. Laska ishte duke luajtur me top dhe në një moment topi ka rënë në  ujë. Vogëlushi ka vrapuar drejt topit dhe në atë moment ndodhi ngjarja tragjike, trupin e fëmijës e ka rrëmbyer rrjedha e lumit.

Ngjarja ka shokuar banorët e zonës, të cilët nisën kërkimet e trupit të vogëlushit, por pa rezultat. Kërkimeve të banorëve u janë bashkuar forcat policore por çdo përpjekje e tyre nuk ka qenë e suksesshme.

Të nesërmen, në orët e para të mëngjesit do të nisin kërkimet e palombarëve të ardhur nga Tirana për të gjetur trupin e viktimës i cili endet tragjikisht në lumin Fan.

Njoftimi i policisë:

Lezhë

Sot, rreth orës 18:45, në fshatin Shtrungaj, Fan, Mirditë, në lumin Fan, është mbytyr një i mitur 10-vjeçar, banues në Fan, Mirditë.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Polciisë kanë shkuar mënjeherë në vendngjarje dhe sëbashku me banorët kanë nisur kërkimt.

Në gadishmëri janë vënë edhe polumbarët e Renneas, të ciëlt kanë shkuar në drejtim të vendngjarjes, po për shkak të errësirës kërkimet për gjetjen e trupit të 10-vjeçarit. do fillojnë në porët e para të mëngjesit .

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Në përditësim…


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.