DOSSIER

20 VITE MË PARË/ Gazeta Shqiptare: 40 deputetë dorëzojnë imunitetin. E Papritur, shumica në listë, grupi i lëvizjes për katarsis

07:00 - 06.04.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

6 Prill  2002 – Çfarë shkruante “Gazeta Shqiptare” dy dekada më parë




 E Papritur, shumica në listë, grupi i lëvizjes për katarsis

40 deputetë dorëzojnë imunitetin

Kërkesën s’e kanë firmosur Nano, Meta dhe Majko

Heqin dorë vullnetarisht nga imuniteti dhe për këtë nënshkruajnë edhe një listë. Kjo ndodhi në Parlament, ku rreth 40 deputetë, kryesisht socialistë, kanë hedhur tej mbrojtjen që u siguron mandati i deputetit, për të qenë të hapur, nëse ndaj tyre ka akuza për korrupsion apo afera të ndryshme. Lekë Çukaj, deputet i PS-së në Shkodër dhe kryetar i Komisionit të Mandateve, e konfirmon këtë gjë dhe shton se kjo listë ndodhet në kasafortën e zyrës së tij në kryesinë e Kuvendit.

Pjesa dërrmuese e deputetëve që kanë firmosur këtë listë, janë anëtarë të lëvizjes për katharsis, mbështetës të kryetarit të PS-së, Nano, por që ditën e fundit kanë kundërshtime me të. Në listë mungojnë emrat e Fatos Nanos, Ilir Metës dhe të Pandeli Majkos.

 

Lekë Çukaj e ka pranuar se edhe kjo është pjesë e lëvizjes për vetëpastrim. Sipas tij, të gjithë deputetët që kanë nënshkruar, janë angazhuar se heqin dorë vullnetarisht nga mandati i tyre në rastet kur ndaj tyre bëhen akuza për afera, korrupsion. Në këtë mënyrë ata i hapin rrugën Drejtësisë. Numri i saktë i tyre nuk bëhet i ditur nga vetë Çuka, i cili përmend disa variante të shifrave. Kryetari i Komisionit parlamentar të Mandateve dhe Imuniteteve tregon se lista ndodhet në zyrën e tij. Ndërsa deputetët  e PS-së, që më parë njiheshin si anëtarë të lëvizjes për katharsis, e kanë firmosur këtë listë edhe me arsyetimin se kjo lëvizje do të vazhdojë, pavarësisht nga marrëveshjet që u arritën ditët e fundit. Çukaj përmend edhe bashkëpunimin e këtyre deputetëve me organizata joqeveritare që merren me luftën kundër korrupsionit. Në këtë listë janë futur edhe deputetë nga partitë aleate me PS-në, megjithëse ngurron të japë emra, por shton se ato mund të bëhen publikë së shpejti. Deputetët e opozitës kanë refuzuar të firmosin në këtë listë me arsyetimin se kryetari i PD-së një muaj më parë kërkoi që të miratohej një ligj ku deputetët të dorëzonin në mënyrë vullnetare imunitetet  tyre për t’i hapur rrugë Drejtësisë për të hetuar rastet kur ka akuza për afera dhe korrupsion. Këtë kërkesë opozita e paraqiti edhe në mbledhjet e byrosë parlamentare, por edhe në seancat plenare. Çukaj tregon se në lidhje me këtë çështje ka pasur një komunikim me anëtarin e Komisionit të Mandateve, Sokol Olldashi, që është deputeti i PD-së, dhe prej tij ka marrë përgjigjen se një listë me të gjithë emrat e deputetëve të opozitës është paraqitur pranë kryesisë së Kuvendit dhe ata kërkojnë heqjen e imuniteteve. Çukaj është përgjigjur se për heqjen e imuniteteve nuk mund të bëhet një ligj, sepse ajo është e parashikuar në Kushtetutë. Në fillim të javës që vjen kjo listë pritet të shtohet me emra të tjerë nga deputetët e Kuvendit. Fillimi i nënshkrimit të saj nisi vetëm dy ditë më parë dhe, sipas kryetarit të Komisionit parlamentar për mandatet dhe Imunitetin, numri është i madh dhe po shtohet. Aktualisht Kuvendi është mbyllur për fundjavë, por procesi pritet të rifillojë të hënën.  Pas akuzave të shumta të bëra ndaj politikanëve, si dhe para nisjes së shqyrtimit për heqjen e imunitetit ndonjë deputeti për të cilin ka bërë kërkesë prokuroria, u nënshkrua edhe kjo listë e gjatë, e cila në njëfarë mënyre i bën sfidë edhe ndonjë marrëveshje që kryetari i PS-së mund të ketë bërë me kundërshtarët e tij në parti. “Sigurisht që nënshkrimi i kësaj liste për imunitetet tregon se lëvizja për katharsis vazhdon”, tha dje në shpjegimin e tij Lekë Çukaj.

Deputetët që kanë firmosur

Petro Koçi

Makbule Çeço

Arben Malaj

Mezan Malaj

Gazmir Bizhga

Fatbardha Shabani

Elida Tepelena

Nazmi Bilani

Lekë Çukaj

Viktor Doda

Fatmir Xhafaj

Flamur Hoxha

Asllan Haxhiu

Limoz Dizdari

Sabit Brokaj

Kastriot Islami

Ermelinda Meksi

Marko Bello

Vangjel Tavo

Mustafa Xhani

Stefan Çipa

Rahmi Mehmetllari

Taulant Dedja

Albert Çaçi

Hasan Hoxha

Zydi Pepa

Ylli Bufi

Ejup Tabaku

Engjëll Bejta

Gaqo Apostoli

Vangjel Dule


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.