Kronikë

24 orë nga mbytja në Lezhë, asnjë gjurmë nga 10-vjeçari! Ndërpriten kërkimet për gjetjen e viktimës

19:08 - 06.04.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia dhe polombarët kanë ndërprerë kërkimet për trupin e 10-vjeçarit të raportuar të mbytur ditën e djeshme në lumin Fan.




Burimet konfirmojnë për Gazetën Shqiptare se kërkimet do të vijojnë ditën e nesërme. Shkak për ndërprerjen e kërkimeve duket se është bërë përsëri errësira.

Kërkimet për të miturin S. Laska kanë nisur që nga mbrëmja e djeshme, kur ai u mbyt duke ndjekur topin, i cili i ra në lumë.

Gjatë ditës së sotme, palombarët e forcave RENEA, te mbështetur nga policia lokale, banor te zonës dhe zjarrfikësit kërkuan përgjatë lumit Fan, por ende nuk kame arritur të bien ne gjurmët e trupit te 10-vjeçarit.

Familjarët kanë kërkuar që të gjendet trupi i të miturit për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Gazeta Shqiptare raportoi një ditë më parë se ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Shtrungaj në Mirditë në lumin Fan. Menjëherë pas njoftimit, policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe së bashku me banorët kanë nisur kërkimet.

Në gatishmëri janë vënë edhe palombarët e forcave RENEA, të cilët kanë shkuar në vendgjarje për të gjetur trupin e të miturit por për shkak të errësirës kërkimet për trupin e 10-vjeçarit do të nisin nesër në orët e para të mëngjesit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

SI U MBYT 10-VJEÇARI NË LUMIN FAN

Gazeta shqiptare mëson se 10-vjeçari S. Laska ishte duke luajtur me top dhe në një moment topi ka rënë në  ujë. Vogëlushi ka vrapuar drejt topit dhe në atë moment ndodhi ngjarja tragjike, trupin e fëmijës e ka rrëmbyer rrjedha e lumit.

Ngjarja ka shokuar banorët e zonës, të cilët nisën kërkimet e trupit të vogëlushit, por pa rezultat. Kërkimeve të banorëve u janë bashkuar forcat policore por çdo përpjekje e tyre nuk ka qenë e suksesshme.

Të nesërmen, në orët e para të mëngjesit do të nisin kërkimet e palombarëve të ardhur nga Tirana për të gjetur trupin e viktimës i cili endet tragjikisht në lumin Fan.

Njoftimi i policisë:

Lezhë

Sot, rreth orës 18:45, në fshatin Shtrungaj, Fan, Mirditë, në lumin Fan, është mbytyr një i mitur 10-vjeçar, banues në Fan, Mirditë.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Polciisë kanë shkuar mënjeherë në vendngjarje dhe sëbashku me banorët kanë nisur kërkimt.

Në gadishmëri janë vënë edhe polumbarët e Renneas, të ciëlt kanë shkuar në drejtim të vendngjarjes, po për shkak të errësirës kërkimet për gjetjen e trupit të 10-vjeçarit. do fillojnë në porët e para të mëngjesit .

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.