AKTUALITET

A ka biznese ruse në Shqipëri që mbështesin Putinin? Manja: Kjo është e vërtetë, ne po koordinohemi me ndërkombëtarët

13:24 - 06.04.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja është pyetur nga gazetarët në përfundim të mbledhjes së qeverisë nëse ka në vendin tonë asete të rusë që mbështesin pushtimin e Ukrainës.




Manja deklaroi se Shqipëria është pjesë e grupit të shteteve që kanë vendosur sanksione. Ai theksoi se janë në bashkëpunim të ngushtë me aleatët dhe nëse do të ketë një listë të personave të shpallur si mbështetës të luftës, do merren masa për të vendosur sanksionet.

“Në fakt është e vërtetë. Shqipëria është pjesë e grupit të shteteve që e kanë dënuar agresionin rus në Ukrainë. Bën pjesë në shtetet që kanë vendosur sanksione.

Është një proces që udhëhiqet nga MEPJ. Jemi në bashkëpunim të ngushtë me aleatët tanë ndërkombëtarë. Nëse do kemi një listë të personave të shpallur si mbështetës së luftës, ne si qeveri do zbatojmë deri në fund angazhimin që kemi marrë përsipër”, u shpreh Manja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.