Kronikë

E RËNDË/ Gjendet i pa jetë 38-vjeçari nga Durrësi brenda makinës në aksin Fier-Lushnjë. Dyshimet e para

00:35 - 06.04.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një zbulim tronditës është bërë gjatë orëve të vona të së martës në aksin rrugor Fier-Lushnjë, ku është gjetur i pa jetë një 38-vjeçar nga Durrësi.




Uniformat blu bëjnë me dije se automjeti tip “Volvo” i viktimës ishte parkuar në mënyrë të rregullt në një xhep rruge. Dyshohet se qytetari me iniciale B. K. është vetëvrarë me armë zjarri si pasojë e depresionit.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Fier-Lushnjë, në afërsi të rrethrrotullimit të Kolonjës, në një xhep rruge, brenda në automjetin  tip “Volvo”, i parkuar në mënyrë të rregullt, është gjetur i pajetë shtetasi B.K, 38 vjeç, banues në Durrës.

Nga tërësia e veprimeve paraprake të kryera dhe provat e gjetura në vendngjarje dyshohet se shtetasi B. K., si pasojë e depresionit është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.