AKTUALITET

Fatmir Mediu takime në Senat dhe Kongres: Të organizohet forumi i sigurisë për Evropën Juglindore dhe Ballkanin

12:39 - 06.04.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari Partisë Republikane Fatmir Mediu në vazhdim të vizitës me ftesë të Kongresit Amerikan zhvilloj takime në Senat dhe Kongres.




Ai u takua me Senatorin Jim Inhofe N/Kryetari i Komitetit te Mbrojtjes dhe Sigurisë.

Senatorin James Lankford anetar i Komitetit për Sigurinë e Brendëshme dhe Energjine

Senatorin Mike Lee anëtar i Komitetit të Drejtësisë dhe ekonomisë

Kongresmenin Pete Sessions në Komisjonin e Finacave dhe nln Komisjonin e Sigurisë Kombëtare

Me Kongresmenin Michael McCaul Në komisjonin e Jashtëm

Kongresmenin Mike Gallager anltar i Komitetit të Sigurisë.

Në takime u diskutua per organizimin e nje forumi sigurie në Kongres me përfaqësues të Europës Juglindore, kryesisht Ballkanit, për të vlerësuar problemet e shkaktuar nga pushtimi i paligjshëm i Ukrainës nga Rusia, si dhe pasojat e zhvillimet e mëtejshme.

Ndamë të njëjtin qëndrim se Ukraina është targetvi Putin, por qëllimimi tij është destabilizimi i Europës.

Padyshim ballkani ngelet një shqetësim për SHBA duke parë influencën Ruse në Ballkan dhe vecanërisht aleancat politike. Ushtarake dhe ekinomike me Sërbinë, Republika Sërbska në Bosnjë dhe tensionet e krijuar në kufi me Kosovën apo Malin e Zi.

Theks i vecantë ju vu garantimit të pavarësisë energjitike të rajonit dhe Europës nga Rusia si dhe mbështetjen që mund të japin SHBA.

Shqipëria ka një rol të vecantë në ndërtimin e TAP.

Kompanitë Amerikanr po tregojnë interes të vecantë për bashkëpunim në Shqipëri në fushën e energjisësi dhe mundësinë për të prurë ELNG në Shqipëri, duke e kthyer atë në një pikë të rëndesishme në rajonin e  Ballkanit.

Po ashtu ndikimi i Rusisë në Europën juglindore do të përbëjë një problem të madh për vëndet e këtij rajonit dhe interesat ekonomike të tyre.

 

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.