BOTA

Fitoi çmimin Nobel në Kimi, shkencëtari dhuron paratë për të rinjtë që nuk kanë mundësi të ndjekin studimet universitare

17:28 - 06.04.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shkencëtari David MacMillan i cili fitoi çmimin Nobel në kimi, do të dhurojë paratë e tij nga ky vlerësim për të mbështetur të rinjtë në Skoci të cilët nuk kanë mundësi për të ndjekur studimet në universitet.




MacMillan thotë për BBC se kishte krijuar një fondacion në nder të prindërve të tij.

Duke folur emisionin Scotland’s Off the Ball në BBC Radio, Prof MacMillan, tha se ai do t’i dhurojë të gjitha paratë nga çmimi i tij Nobel për bamirësi.

“Paratë e Nobelit, ne po i japim të gjitha për bamirësi,” tha ai. “Dhe të gjitha honoraret nga të gjitha bisedimet dhe seminaret, të gjitha do të shkojnë gjithashtu për bamirësi.

“Ajo që ne po bëjmë është t’ua japim atë fëmijëve të paprivilegjuar në Skoci, të cilët po përpiqen të shkojnë në universitet.”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.