Kronikë

Kokainë e pastër nga Ekuadori! Iu kap 6 herë drogë në konteinerët me banane, vihet në pranga pronari i firmës (EMRI)

18:44 - 06.04.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas plot 6 ngarkesa nëpër konteneriët e bananeve me kokainë, Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka sekuestruar kompaninë Alba Exotic Fruit, konkretisht më 15 tetor të vitit 2021.




SPAK gjithashtu aso kohe u nis për të hetuar banesat dy aksionerëve kryesorë të ngarkimit të kokainës nëpër kontenierët me banane, Eduard Dauti dhe Bajron Gumeni.

Pas konfiskimit nga forcat policore, të kokainës të amrrë nga Ekuadori, pronari kompanisë, Eduart Dauti ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe ndaj tij kishte një urdhër arresti ndërkombëtar.

Por mesa duket, arratia e Duatit ka përfunduar sot, sipas njoftimeve nga policia, “shefi”  i kontenierëve me qindra kg kokainë, është vënë në pranga.

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni policor i koduar “Rada”. Operacioni policor i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6.

Kapet dhe vihet në pranga administratori i firmës “Alba Exotic Fruit”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, në vijim të operacionit policor të koduar “Rada”, bënë kapjen e shtetasit:

–  E. D., 51 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas është shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.

Në kuadër të operacionit “Rada” të nisur më datë 13.07.2021, në Portin e Durrësit, nga Task Forca permanente e përbërë nga Policia Kufitare, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe autoritetet doganore të Portit, gjatë kontrolleve, në kontenierët e firmës “Alba Exotic Fruit”, në disa raste, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike të llojit kokainë.

Historiku i kompanisë “Alba Exotic Fruit” dhe ngarkesa e qindra kilogramëve kokainë “nën hundën e policisë”

  • 12 tetori i vitit 2021 do të shënonte herën e fundit që kjo kompani u kap me drogë dhe ju gjetën 10 kilogramë e 185 gramë lëndë.
  • Përpos këtij rasti, “Alba Exotic Fruit” është kapur me kokainë në kontejnerët me banane edhe në 5 operacione të tjera.
  • 7 shtator, ku iu kapën  7.7 kg kokainë.
  • 13 korrik në Portin e Durrësit kësaj kompanie dhe u sekuestruan 11 kg e 675 gramë kokainë,  ndërsa 10 ditë më vonë, më 23 korrik u gjetën 6.5 kilogramë të tjera, të cilat ishin fshehur në kontejnerët e po të njëjtës kompani.
  • Më 29 korrik 2021 kompanisë iu gjetën dhe u sekuestruan 7.25 kilogramë kokainë po në vijim të operacionit “Rada”.
  •  Kompania ‘Alba Exotic Fruit’ rezulton e përmendur edhe më parë në “kalvanrin” e trafikut të drogës ku në vitin 2019, në kontejnerët e kësaj kompanie, në Pire të Greqisë u gjetën 137 kg kokainë që u zëvendësua me oriz me GPS nga autoritetet. Për kokainën e ngarkuar në kontejnerët e ‘Alba Exotic Fruit’ në 2019 u arrestuan Altin Myslihaka dhe Ardian Begaj dhe u shpall në kërkim Gentian Malindi.

Vijon…


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.