BOTA

“Kurrë nuk flas për familjen me të tjerët!”/ U shënjestruan nga SHBA-ja me sanksione, kush janë dy vajzat e Putinit?

21:09 - 06.04.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka qenë gjithmonë i rezervuar kur bëhet fjalë për pyetjet rreth familjes së tij.




Në vitin 2015, gjatë një prej konferencave të tij maratonë për shtyp, ai shmangu pyetjet në lidhje me identitetin e vajzave të tij.

“Vajzat e mia jetojnë në Rusi dhe studiojnë vetëm në Rusi, jam krenar për to”, tha ai. “Ato flasin rrjedhshëm tre gjuhë të huaja. Unë kurrë nuk flas për familjen me të tjerët”.

“Çdo person ka të drejtë për fatin e tij, ai jeton jetën e tij dhe e bën atë me dinjitet”, shtoi ai.

Putini mund të mos dëshirojë t’i përmendë vajzat, por i kanë përmendur të tjerët. Raundi i fundit i sanksioneve të SHBA-së ka shënjestruar Maria Vorontsovan, 36 vjeçe, dhe Katerina Tikhonovan, 35 vjeçe.

“Ne besojmë se shumë nga pasuritë e Putinit janë të fshehura me anëtarët e familjes dhe kjo është arsyeja pse ne po i shënjestrojmë ata,” tha një zyrtar amerikan.

Pavarësisht se pak gjëra janë konfirmuar zyrtarisht për jetën familjare të Presidentit Putin, dokumentet, raportet në media dhe deklaratat e herëpashershme publike janë të mjaftueshme për të siguruar një portret të vajzave.

Të dyja janë vajzat e presidentit Putin dhe ish-bashkëshortes së tij Lyudmila. Çifti u martuan në vitin 1983, kur ajo ishte stjuardesë dhe ai oficer i KGB-së. Martesa e tyre zgjati 30 vjet, duke përfshirë ngritjen e shpejtë të Putinit në krye të sistemit politik të Rusisë.

Në vitin 2013, ata u ndanë. Putin tha se “ishte një vendim i përbashkët: ne nuk e shohim njëri-tjetrin, secili prej nesh ka jetën e tij”. Ajo tha se ai ishte “i mbytur plotësisht në punë”.

Më e madhja nga vajzat, Maria Vorontsova, lindi në vitin 1985. Ajo studioi biologji në Universitetin e Shën Petersburgut dhe mjekësi në Universitetin Shtetëror të Moskës.

Vorontsova tani është akademike, e specializuar në sistemin endokrin. Ajo shkroi një libër mbi ndalimin e rritjes te fëmijët dhe renditet si studiuese në Qendrën Kërkimore të Endokrinologjisë në Moskë.

Ajo është gjithashtu biznesmene. BBC Rusia e identifikoi atë si bashkëpronare të një kompanie që planifikonte të ndërtonte një qendër masive mjekësore.

Vorontsova është e martuar me biznesmenin holandez Jorrit Joost Faassen, i cili dikur ka punuar në gjigantin shtetëror rus të energjisë Gazprom, megjithëse thuhet se janë ndarë tani.

Njerëzit që kanë folur me të që nga pushtimi i Ukrainës thonë se ajo mbështet babanë e saj dhe ka hedhur dyshime mbi raportimin ndërkombëtar të konfliktit.

Krahasuar me motrën e saj, Katerina Tikhonova, ajo ka qenë shumë më shumë në sy të publikut, jo më pak për shkak të talentit të saj si kërcimtare rock n’ rolli. Ajo dhe partneri i saj dolën të pestën në një eveniment ndërkombëtar në vitin 2013.

Po atë vit, ajo u martua me Kirill Shamalovin, djalin e një miku prej kohësh të Presidentit Putin. Dasma e tyre u bë në një resort ekskluziv skish afër Shën Petersburg. Punëtorët atje thanë se çifti mbërriti me një sajë të tërhequr nga tre kuaj të bardhë.

Shamalov u sanksionua nga SHBA-të në vitin 2018 për rolin e tij në sektorin energjetik të Rusisë. Thesari i SHBA-ve tha se “pasuria e tij u përmirësua në mënyrë drastike pas martesës”. Dyshja, që atëherë janë ndarë.

Pas pushtimit të Ukrainës, dy aktivistë rusë u arrestuan për hyrjen në një vilë luksoze në Biarritz, që thuhet se ishte në pronësi të Shamalov.

Tikhonova tani është pjesë e botës akademike dhe biznesit. Ajo bëri një dalje të shkurtër në mediat shtetërore ruse në vitin 2018 për të folur për neuroteknologjinë dhe në një forum biznesi në vitin 2021. Në asnjë rast nuk u përmend marrëdhënia e saj me presidentin.

Asnjëra nga gratë nuk kalon shumë kohë me Presidentin Putin, siç thuhet.

Nga ana tjetër, Putini ka edhe nipër e mbesa. Ai i përmendi ato në një telefonatë në vitin 2017, por nuk tha se sa kishte ose cila nga vajzat e tij i kishte.

“Sa i përket nipërve të mi, njëri është tashmë në çerdhe. Ju lutem kuptoni, nuk dua që ata të rriten si disa princa mbretërorë. Unë dua që ata të rriten si njerëz normalë,” tha ai.

(Përkthyer dhe përshtatur në shqip nga BBC)


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.