BOTA

SHBA paralizon ekonominë ruse/ Biden prezanton sanksionet: Nuk do të jenë në gjendje të prekin paratë e tyre

21:07 - 06.04.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë prezantuar paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, e cila prej më shumë se një muaj ka pushuar Ukrainën. Sanksionet, të cilat u shpallën nga Joe Biden synojnë institucionin më të madh financiar të Rusisë.




Presidenti Joe Biden tha se masat do të “rrisin presionin ekonomik ndaj Putinit”.

“Së pari, Shtetet e Bashkuara do të vendosin sanksione të plota bllokuese ndaj Sberbank, deri tani institucioni më i madh financiar në Rusi dhe Alfa Bank, banka më e madhe private,” tha ai.

“Ne po mbyllim çdo llogari, çdo fond që ato banka mbajnë në Shtetet e Bashkuara. Ata nuk do të jenë në gjendje të prekin asnjë nga paratë e tyre, nuk do të jenë në gjendje të bëjnë asnjë biznes këtu.

Dhe së dyti, unë do të nënshkruaj një urdhër ekzekutiv, që do të ndalojë çdo investim të ri të SHBA-së në Rusi”, deklaroi Presidenti i SHBA, Joe Biden.

Ndërkohë, dy bankat e synuara reaguan duke thene se sanksionet nuk do të kishin një ndikim të madh në operacionet e tyre.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.