AKTUALITET

“Vendimi i Greqisë për të dëbuar 12 diplomatë nuk do të jetë pa pasoja”/ Kërcënimet nga ambasada ruse ndaj vendimit të fundit

13:52 - 06.04.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ambasada ruse në Greqi ka nisur kërcënimet pas vendimit për dëbimin e 12 diplomatëve rusë nga vendi. Në një deklaratë, ambasada ruse foli për “shkatërrim të marrëdhënieve dypalëshe”, ndërsa theksoi se masa nuk do të mbetet pa përgjigje.




Konkretisht, ambasada ruse në një deklaratë thekson se “më 6 prill 2022, ambasadori i Rusisë në Greqi Andrei Maslov u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme greke, ku u njoftua për vendimin e Athinës për të deklaruar 12 diplomatë të Ambasada dhe Konsullata e Përgjithshme në Selanik, ‘non grata’.

Nga ana jonë, ne kemi protestuar fuqishëm kundër këtij hapi të pajustifikuar dhe të diskutueshëm që synon shkatërrimin edhe më të keq të të gjitha marrëdhënieve tona dypalëshe. “Vendimi i Greqisë për të dëbuar 12 diplomatë nuk do të jetë pa pasoja”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.