BOTA

VIRALE/ Rusët nuk “diskriminojnë” as kafshët! E godasin deri sa ia thyejnë kafazin e kraharorit, e shpojnë me shufër hekuri në kokë (FOTO)

19:22 - 06.04.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Brutalitet i paparë po tregohet nga ushtarët rusë, të cilët po pushtojnë Ukrainën me qëllim pushtimin e saj. Përveç sulmeve të paprovokuara ndaj ushatrëve ukrainas, por edhe grave dhe fëmijëve vendas, ushtarët e Putinit tani kanë filluar dhunojnë edhe kafshët.




Media greke “Zougla” raporton se po bën xhiron e internetit imazhi i një qeni të dhunuar nga ushtarët rusë.

Skena tronditëse vazhdojnë të shpalosen dhe shumë ukrainas kur largohen u duhet të lënë pas kafshët e tyre shtëpiake.

Fotoja e qenit të abuzuar duke parë me trishtim kamerën ka emocionuar njerëzit në mbarë botën. Alan, e quajtën qenin. I është thyer gjoksi. Një nga refugjatët e mori atë nga një prej qyteteve të bombarduara në Ukrainën lindore. Pronarët e tij kanë vdekur ose janë zhdukur. Por Alani është gjallë.

Ai aktualisht po trajtohet në Przemysl, një qytet në Poloni. Stafi i Fondacionit Ada e solli atë nga përtej kufirit ukrainas që kujdesej edhe për kafshët e tjera. Asistentët nuk ia dinë emrin e vërtetë, por e pagëzuan me emrin Alan.

Ata e vlerësojnë moshën e tij në pesë vjet. I janë pastruar plagët dhe po merr antibiotikë. Dymbëdhjetë e më shumë lëndime në kokë, infeksione, thyerje gjoksi, parazitë dhe sëmundje të lëkurës janë të vetmet dëmtime të dukshme që ka pësuar.

Sipas një vlerësimi paraprak të gjendjes së tij, Alan mund të jetë rrahur. Ai ndoshta ishte braktisur ose familja e tij humbi në luftë.

Mjekët veterinerë vlerësojnë se Alanit do t’i shërohen plotësisht plagët dhe menjëherë më pas do të kërkojnë familjen e duhur për ta adoptuar dhe për t’i dhënë dashuri të pakufishme, në mënyrë që plagët mendore të krijuara nga lufta të shërohen.

f0aef9ff-1b43-427b-ab3f-f0af137d3755 0eeb46db-779e-46f5-ac14-1d855887be83 2785e0e9-40f4-4fa9-89ec-7c9f9498fa01
<
>


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.