LAJMI I FUNDIT

E RËNDË/ Ishte liruar nga spitali psikiatrik 3 muaj më parë, shqiptari ia pret kokën nënës me sëpatë

22:34 - 08.04.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Sellcë të Tetovës. Mësohet se një 45-vjeçar ka vrarë nënën e tij duke i prerë kokën me sëpatë.




Shqiptari me inicialet U.D., ka vrarë nënën 73-vjeçare me inicialet N.D., tre muaj pasi ishte liruar nga spitali psikiatrik i Bardovcës.

Sipas RTV 21, drejtori i psikiatrisë në Shkup, Qamil Kovaçi, ka thënë që pacienti me vetë-iniciativë ka kërkuar që të lirohet nga spitali më 21 shkurt të këtij viti.

Mediat vendase raportojnë se 45-vjeçari ishte trajtuar me ndërprerje nga viti 2009, ndërkaq nga viti 2017 ishte trajtuar në këtë spital.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.