LAJMI I FUNDIT

Paragjykime dhe diskriminim! Dita Ndërkombëtare e Komunitetit Rom, çelet ekspozita për problematikat e minoritetit

19:11 - 08.04.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nën kujdesin e “Qëndrës T’REJA” dhe “Qëndrës për Advokim Social”, ekspozita “Rikujtesë” u çel pikërisht për të rikthyer vëmendjen në problemeve të shumta që jetojne anëtarët e komunitetit rom në vendin tonë.




“Kemi luajtur me simbolet duke sjellë në vëmëndje të qytetarëve dhe aktivistëve çështje të cilat kanë mbetur të patrajtuara sic janë çështja e energjisë elektrike, shembja e shtëpive në familjet e komunitetit të Selitës, informaliteti i ricikluesve Rom”,  u shpreh aktivistja Romina Sefa, nga Qëndra për Advokim Social.

8 Prilli shënon Ditën Ndërkombëtare të Komunitetit Rom. Ky komunitet prej vitesh ka vuajtur prej paragjykimeve, diskriminimit dhe etiketimeve të shumta si “nomadë”, “të paarsimuar”, “të varfër”, e shumë stereotipe të tjera.

Përveç paragjykimeve, ky komunitet haset dhe me probleme jetike në terren të tilla si mungesa e aksesit në shërbimet publike, përballja me autoritetin shtypës të shtetit, apo edhe vështirësitë në aksesin mbi arsimin publik, si pasojë e pamundësisë së përdorimin të platformave online të regjistrimit.

“Kemi patur raste që fëmijët e komunitetit rom nuk janë regjistruar dot në shkolla, sepse ato apo prindërit e tyre nuk kanë patur akses në platformën “e-albania”, për shkaqe të ndryshme”, u shpreh Xhuljana Sakollari, aktiviste pranë Qëndrës për Advokim Social.

Nëpërjmet objekteve-simbol të ekspozuara në ekspozitën “Rikujtesë” u theksuan çështje të tilla si problemi me furnizim të energjisë elektrike, punësimi informal, strehimi si edhe dëbimi i banorëve të komunitetit nga shtëpitë e tyre.

“Është shumë e rëndësishme të tregojmë sfidat, sepse ato na bëjnë më të forte dhe na bëjnë të luftojmë për një jetë dinjitoze dhe për t’u trajtuar në mënyrë të barabartë dhe për të qenë të fuqizuar si pjesa tjetër e shoqërisë”, përfundoi aktivistja Sefa./ BIRN


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.