EKONOMI

“Shtresat në nevojë goditen më shumë”/ Inflacioni në vend, eksperti i ekonomisë tregon zgjidhjen për situatën

19:35 - 08.04.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shqipëria po e ndjen së fundmi rritjen e çmimeve dhe inflacionit, e cila thuhet se ka ardhur si pasojë e pushtimit rus në Ukrainë.




Eksperti i Ekonomisë Rezart Prifti, në Abc ka deklaruar se më të goditura do të jenë shtresat në nevojë. Ai theksoi se nëse nuk merren masa, kjo situatë do të zgjasë për të paktën 2 vite e gjysmë.

“Në Shqipëri goditjen më të madhe e marrin shtresat në nevojë. Inflacioni ishte i pritshëm dhe do jetë të paktën për 2 vite e gjysmë në ekonominë shqiptare.  Po shikoj që është një amulli e madhe sa i përket përgjigjes së inflacionit. S’mund t’i përgjigjesh inflacionet me 30 mijë lekë në muaj. Me këto të ardhura sidomos këtë kategori, ato në nevojë dhe pensionistët”, tha ai.

Gjithashtu, eksperti i ekonomisë tha se situata mund të normalizohet duke u rritur ekonomikisht dhe duke hapur më shumë vende pune.

“Nga inflacione del vetëm duke u rritur ekonomikisht dhe duke rritur vendet e punës. Nëse qeveria do ishte më e vëmendshme do ishte më e kollajshme. Një nga indikatorët kryesorë që na furnizon me të ardhura është turizmi. Duhet ta shfrytëzojmë. Ne jemi një vend që s’e ka njeri mendjen si mund të përfitojmë nga turizmi. Merremi me bujqësinë, me punësimin.  Ti nga inflacioni del vetëm me rritje ekonomike dhe të vendeve të punës. Çfarëdolloj mase tjetër të lë në këtë situatë. Do ta zgjasë dhimbjen e ekonomisë së familjeve shqiptare”, tha Prifti.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.